Data 5 nëntor është përcaktuar si afati i fundit që kanë në dispozicion të gjithë kandidatët që duan të konkurrojnë për të fituar licencën për ushtrimin e profesionit të farmacistit. Autoritetet e Urdhrit të Farmacistit kanë detajuar edhe kalendarin e datave, në të cilat do zhvillohen provimet e praktikës profesionale për të gjithë kandidatët që do të hyjnë në provimin e shtetit gjatë sezonit të nëntorit. Konkretisht duke filluar nga data 28-1 nëntor, do të zhvillohen vlerësimi i aftësimit praktik (për ata që kanë dorëzuar dosjet e praktikës). Kandidatët që kalojnë këtë testim do të hyjnë në provimin e shtetit, rezultatet pozitive të cilit i pajisin me licencën e ushtrimit të profesionit. “Datat paraprake për provim shteti, sipas Agjencisë Kombëtare të Provimeve do të jenë 25 – 30 Nëntor 2013. Ndërsa regjistrimet për provim shtetit bëhen pranë Urdhrit të Farmacistit, duke nisur nga dita e sotme e deri më 5 Nëntor 2013”, thuhet zyrtarisht nga Urdhri.