Liderët arabë i kanë dhënë dje dritën jeshile krijimit të një force ushtarake të përbashkët, një forcë ndërhyrjeje e shpejtë që do të veprojë në vendet e rajonit në rast kërcënimi të sigurisë së tyre kombëtare, kundër zgjerimit të grupeve terroriste dhe ndërhyrjes së huaj.
Vendimi vjen ndërkohë që Siria dhe Iraku janë në një luftë civile dhe pas fillimit të fushatës ushtarake të udhëhequr nga Arabia Saudite që prej të enjtes në Jemen për të frenuar avancimin e grupit rebel shiit huti dhe ndikimin e Iranit në Gjirin Persik. “Udhëheqësit arabë kanë vendosur të miratojnë parimet e formimit të një force ushtarake arabe”, njoftoi presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi në mbyllje të samitit të Ligës Arabe që u zhvillua të shtunën në qytetin bregdetar egjiptian të Sharm el Sheikut.
Kjo forcë është një iniciativë e Kairos në muajin shkurt, kur forcat ajrore të bombarduan pozicionet e shtetit të vetë-shpallur Shteti Islamik në Libinë fqinje.
Sipas el Sisi, çështjet luftarake tani do të trajtohen nga ekipi i “nivelit të lartë”, të krijuar dhe drejtuar nga Shefat e Shtabit të ushtrive arabe. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe Nabil al Arabi, është “një nevojë absolute” të përballen me kërcënimet për sigurinë kombëtare që po vuajnë shtetet arabe, stabiliteti i të cilave është tronditur katër vjet më parë nga kryengritjet pro-demokratike që përfshinë rajonin dhe që po jeton sot e kapluar nga përparimi i ISIS, që kontrollon një të tretën e Sirisë dhe Irakut dhe të cilit i janë bashkuar grupe të ngjashme në shumicën e vendeve fqinje.
Projekt-rezoluta tregon se pjesëmarrja në këtë forcë ushtarake është vullnetare dhe se asnjë shtet nuk është i detyruar të marrë pjesë, gjë që i jep fleksibilitet shteteve arabe në kohën e nënshkrimit të çdo lloj misioni.
Në rastin e Jemenit, për shembull, Arabia Saudite bindi një duzinë vendesh për të luftuar rebelët Huti por ky është një koalicion që jo domosdoshmërisht do të përsëritet në të ardhmen.
Koalicioni ka mbështetjen e Uashingtonit dhe vendeve të ndryshme evropiane, por është dënuar nga Irani. Liderët arabë u kanë kërkuar rebelëve jemenas që të braktisin menjëherë kryeqytetin Sana, që kanë nën kontroll dhe të ulin armët. Në rast se konfirmohet krijimi i forcës së ndërhyrjes së përbashkët, Liga Arabe do të “heqë qafe” famën e fituar gjatë dekadave si një organizatë e paaftë të veprojë në mënyrë të bashkuar për shkak të ndarjeve të brendshme. /DITA

PRIT TE SHPIKI IZRAELI NDONJE RRENG TJETER, TIP ISIS DHE TA MINOJE SI PROJEKT.
Ja me ne fund qe botes po i vjen lufta nderfetare ku sunitet luftojn kunder alevitve!filloj perseri gara e re e armatimeve ku amerikanet kan nen kujdestari arabine e russet irianin e do te shohim nje ndeshje te re gladiatoresh per industrin e rende ne dobi te ekonomis boterore!
Un personalisht jam tifoz me alevite ku jan kunder isis dhe kan pas nje sistem islamik por pluralist e jo diktatorial si arabia saudite!
Pro rebelve alevite jemenite !