Liderët e BE bien dakord për sanksionet ndaj Bjellorusisë, Macron me kërkesë të veçantë

Ornela
French President Emmanuel Macron speaks during a news conference to unveil his policy response to the yellow vests protest, at the Elysee Palace in Paris, France, April 25, 2019. REUTERS/Philippe Wojazer

Liderët e vendeve të Bashkimit Europian kanë rëndë dakord për vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë, gjatë samitit të jashtëzakonshëm në Bruksel.

Gjithashtu, bëhet me dije se Presidenti francez Emanuel Macron ka shprehur dëshirën për të ftuar opozitën bjelloruse në samitin e ardhshëm të G7 që do të mbahet në Cornëall në Qershor, nëse Britania pajtohet. “Presidenti është në favor, nëse britanikët pajtohen,” tha një zyrtar francez.

Macron u takua me Svetlana Tikhanovskaya shtatorin e kaluar dhe u bë udhëheqësi i parë perëndimor që vizitoi lideren e opozitës ruse në mërgim.

Nga ana e tij, kryeministri britanik Boris Johnson tha sot se Bjellorusia do të përballet me pasoja për arrestimin e gazetarit disident Roman Protashevich. Kryeministri britanik ka komentuar videon e gazetarit, duke e cilësuar si spektakël të shëmtuar, ku Protashevich pranon të deklarohet fajtor, me gjasë i detyruar.

“Videoja e Roman Protasevich është një spektakël shumë i trishtuar. Si gazetar dhe tifoz i lirisë së fjalës, unë kërkoj lirimin e tij të menjëhershëm. Veprimet e Bjellorusisë do të kenë pasoja,” shkroi Johnson në Twitter.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • tani bejne sikur jane te forte gjakdhjeret ..kushedi se per sa evros e kane shitur ate te mejrin !!!

    • o copë mishi,a i i ke ato dy sytë që tuhet normalisht??
      apo dhe ato të mungojnë??
      me siguri flet të flasësh diçka!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *