“Komunitetet fetare gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të shprehur mendimin e tyre për situatën”. Kështu deklaroi në “Dritare me Rudinën” në News24, Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Hirësia e tij e Naltë Haxhi Bujar Spahiu.
Ai gjithashtu apeloi për shmangien e dhunës dhe uljen në dialog. Spahiu tha se lutjet e tij janë për kthjelltësi tek politikanët.
“Në lidhje me çeljen e negociatave, dy herë radhazi jemi shprehur që të shmanget dhuna, të ulen gjakrat, të ulen të dialogojnë sepse interesat e shqiptarëve janë më lart se çdo interes tjetër. Shpresojmë që edhe këto që po shohim në ekran të mos ndodhin në Shqipërinë tonë, që po shkon drejt BE-së, që është një prioritet kombëtar, pa kthim pas. Ne gjithsesi kemi lutjen dhe lutemi që të çojë në mendjet e tyre kthjelltësinë e dashurinë dhe të shmangen këto gjëra. Populli shqiptar ka ditur gjithmonë që të reflektojë drejt, në mënyrën e duhur, në lidhje me problematikat që po jetojmë. Shpresojmë të shmangen dhe të arrihen gjërat që meritojnë”, tha Kreu i KMSH.
Nga ana tjetër mesazh për palët politike dha edhe Kryegjyshi botëror Shenjtëria e tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili apeloi për paqe duke iu kërkuar liderëve që të lënë mënjanë “luftrat” e përplasjet për frone, por të punojnë për të ndërtuar ndjenjën e vëllazërisë mes shqiptarëve.
“Ne jemi lutës të Zotit dhe nuk jemi gjykatës. Kjo nuk është gjë e mirë që të zihemi në Shqipëri në shekullin 21 për punë fronesh, sepse kjo nuk e ndihmon popullin tonë, sepse ky është një popull paqedashës. Edhe kur na vijnë për vizita ne përçojmë mesazh paqeje. Lutemi që të dyja palët të gjejnë në gjuhën e përbashkët dhe të ulen në dialog dhe mos të vijojë lufta mes njëri-tjetrit, por të ketë paqe dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për vëllazërim”-tha ai, sipas lajmit të BalkanWeb.

ku jemi ktu ne cilin Shekull jemi ne ktu me kta mesjetare !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
FUCK AL