Me qëndrimin e tij të egër ndaj imigrimit, kryeministri hungarez Viktor Orban po shkon drejt mandatit të tij të tretë.
Fushata e tij elektorale u fokusua vetëm tek çështja e imigracionit, dhe asgjë tjetër nuk gjendej në axhendën e partisë së tij qeverisëse “Fidesz”.
Të rrethuar nga kjo klimë, hungarezët votuan për qeverinë e radhës, dhe nga sondazhet duket se Orban do të jetë sërish në krye.
Këto sondazhe i japin një avantazh prej 20 pikësh, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje është të paktën 10% më e lartë se herën e fundit.
Orban refuzoi të debatojë me rivalët gjatë fushatës dhe as nuk foli me mediat e pavarura, pasi qëndrimin e tij kundër imigrantëve e kishte rezervuar vetëm për mbështetësit e tij.
“Emigracioni është si ndryshku që ngadalë, por pa u ndalur, do të konsumojë Hungarinë”, ka deklaruar ai në një miting.
Gjatë krizës së emigrantëve në 2015-n, ai “blindoi” kufirin me Serbinë për të ndalur refugjatët, diçka që bashkë me retorikën e tij të sertë e kanë përballur ashpër me Brukselin.
Krahas qëndrimit të Orban si një euroskeptik i betuar, edhe rritja ekonomike e Hungarisë gjatë drejtimit të tij ka qenë e fortë, dhe duket se edhe kjo e fundit ka qenë arsye për rritjen e besimit tek populli.
s.a/dita

Keta lider jane ne sherbim te vendeve te tyre si Orban, mendon per qytetaret hungareze qe i japin voten.
Orman nuk ka pse te mendoje e te mbaje pergjegjesi per arabet qe kane pushtuar Europen e ndertuar nga qindra breza dhe t’a shijojne terroristet e ISIS dhe te “mbjellin” ne keto vende te krishtera minare xhamish dhe moden e perces.