Lideri i Koresë së Veriut ngre në pushtet motrën e tij

Gazeta Dita

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un ka emëruar motrën e tij Kim Yo-jong në Politburo, një nga organet më të larta vendim-marrëse në vend. Zonja konsiderohet si një “kalë i errët”, term i përdorur zakonisht për kandidatë që nuk dihet asgjë për ta.

Kim Jong-un njoftoi një kabinet të riorganizuar gjatë një takimi të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve në pushtet gjatë së shtunës. Në një vendim që tërhoqi vëmendjen e medias rreth globit, motra e Kim Kim Yo-jong u emërua si anëtare alternative e Politburo.

Kim Yo-jong, sipas BBC, do të zëvendësojë hallën e saj, Kim Kyong-hui, e cila dikur ishte një figurë me ndikim nën udhëheqkej e babait të liderit të tanishëm, Kim Jong-il.

Kim Yo-jong është më e reja nga tre fëmijët nga marrëdhënia e Kim Jong-il me Ko Yong-hui dhe është 30 vjeç, sipas Watch Leadership Watch të Koresë së Veriut. Raportet e tjera të medias thonë se gruaja është 28 vjeç.

Ajo ka qenë zëvendësdrejtore e Departamentit të Propagandës dhe Agjitacionit të partisë që nga maji i vitit 2016, dhe më herët ishte përfshirë në punë prapa skenës për të atin dhe vëllain e saj.

Kim Yo-jong tërhoqi vëmendjen e botës në janar, kur ajo, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të Koresë së Veriut, u vendosën në listën e zezë nga Departamenti i Thesarit i SHBA.-së për abuzimet “serioze” të të drejtave të njeriut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *