Lideri i “revolucionit që nuk ia lejon Merkeli” dhe dënimi me vdekje

b.m.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një vizite që ka zhvilluar dje në familjet e tre viktimave, që u ekzekutuan me armë zjarri dy ditë më parë në Mat, ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me mundësinë e rikthimit të dënimit me vdekje.

Basha u shpreh se ky vendim i përket popullit, por kur PD të vijë në pushtet do bëjë referendum mbi ketë çështje.

“Kjo është një çështje që  i takon qytetarëve shqiptarë, por unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje tja shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin.”-tha kreu i opozitës.

Nëse referendumi do të bëhej në Shqipëri, duke parë situatën kriminale në vend, e sigurtë që mund të fitohet.

Por BE nuk e lejon atë me argumenta juridikë dhe socialë që kërkojnë shumë hapësirë debati.

Ndaj deklarata e Bashës është disi komike duke patur parasysh që kreu i PD dy javë më parë në një studio televizive tha se “Unë se kam problem  të bëj revolucion. Që nesër mund të thërras 10 mijë militantë dhe e rrëzoj Ramën, por çfarë ndodh. Del Trumpi, Merkeli dhe thonë që Basha e mori pushtetin me dhunë”.

A e lejon Merkel dhe BE-ja Lulzim Bashën që të bëjë referendum për të rikthyer dënimin me vdekje? A po shkon Shqipëria drejt BE-së?  Pra a ka ndopak seriozitet kjo deklaratë e kryepolitikanit të opozitës apo është një tjetër deklaratë futja kot sa për të marrë kredo politike me çdo lloj ngjarje që del përpara?

Në 2013 Ministria e Jashtme në Tiranë njoftoi se Shqipëria është bashkuar me nismën për heqjen e dënimit me vdekje. Nisma është ndërmarrë nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës.

Shqipëria firmosi deklaratën që mbështet heqjen e dënimit me vdekje “në çdo rrethanë”.

Deklarata është firmosur nga ministrat e Jashtëm të 42 vendeve. Në deklaratë thuhet se “drejtësia që vret nuk është drejtësi dhe se dënimi kapital është një shkelje e patolerueshme e dinjitetit njerëzor”.

Qëkurse u bë anëtare e Këshillit të Europës në 1995, Shqipëria nuk ka dhënë dënime me vdekje dhe në rastet e ndryshme, është shndërruar me burgim të përjetshëm.

Ekzekutimi i fundit i dënimit me vdekje në Shqipëri i përket fillimverës të vitit 1992 në Fier (25 qershor). Asokohe u varën në mes të të qytetit të Fierit dy vëllezër që kishin vrarë kur po grabisnin brenda në shtëpinë e viktimave, 5 pjesëtarë të një familjeje, përfshi një foshnje.

Viktimat (në foto nga Armand Babani) u lanë të varur për 24 orë në sheshin përpara hotelin qendror të Fierit dhe u panë si shembull për ndëshkimin e krimit nga shumë njerëz, përfshi të ardhur nga zona të ndryshme të Shqipërisë.

Gjykata e përfundoi procesin në thuajse 25 ditë. Personat e ekzekutuar me varje ishin vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit.

b.m. / dita

 

Share This Article
7 Comments
  • Kjo teme ( denimi me vdekje ) eshte nje teme e studjuar e ster studjuar nga te gjitha pikepamjet , konstitucionale, pisikologjike e social kulturore dhe rezultati eshte qe denimi me vdekje nuk aplikohet ne shoqerite moderne. Pike.
    Di kush mund te me thote se çfare po prallis ky kokebosh lart e poshte?

  • Ne nje realitet te korruptuar si ky yni kush ka para do te paguante dhe shpetonte.Fakirat do denoheshin me vdekje.

    • Ne nuk kerkojme te integrohemi ne shtetet e bashkuara te Amerikes por ne BE dhe BE e ka te ndaluar aplikimin e denimit ne vdekje.
      Mendon vertet se ne kete gjyqsor do mund te ndodhte dicka e tille?
      Kush e kthen pas jeten e nje te denuari me denim kapital gabimisht?
      Eshte vertetuar shkencerisht se denimi me vdekje nuk vepron njesoj ne cdo vend qe aplikohet. Ne shtetet amerikane ne te cilat aplikohet nuk eshte konstatuar ulje kriminaliteti per shkak se aplikon denimin kapital.
      Ne keto shtete ka pas nje debat te ashper persa i perket kerij denimi. Perjudha nga vendimi kapital deri ne egzekutim nga shune psigologe e konstitucionaliste konsiderohet si torture gje e cila kudo eshte e ndaluar ne ligj.
      Me ecjen e shkences dhe gjetjes se ADN dhhetra te denuar ne Amerike rezulruan se kishin kryer vite burrgu ne menyre te padrejte.
      Po edhe sikur nje njeriu te vetem tja maresh jeten padrejtesisht , shteti kthehet automatikisht ne vrases dhe jo mbrojtes i parimit te ruajtjes se jetes te qytetareve te vet.
      Edhe nga pikpamja fetare , jeten ta mer vetem Zoti.
      Izolimi dhe burrgu perjete eshte ndershkimi maksimal ne shoqerite moderne.
      Ne kete rast kryetari i PD edhe pse e di shume mire qendrimin e BE per kete çeshtje ben politike ne vdekjen. Dhe kjo eshte ose lajthitje ose e turpshme dhe e papranueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *