Ditari i Rezistencës
nga Koloreto Cukali
(11 mars 2020, dita e dytë e kiametit)
Me futjen e Teatrit në listën e objekteve të mbrojtura nga Europa Nostra, mendova që nuk ka më nevojë për rezistencë. Por përveçse Qeveria vendosi ta injorojë një prej institucioneve më të mëdha të kulturës Europiane si Europa Nostra, pashë, se ndërsa mbronim Teatrin, e liga po merr krejt Shqipërinë.
Pra, rezistenca duhet vazhduar.
Para 5 ditësh, e mundnim me raki Covid-in. Sot u mor vesh që Qeveria do të nxjerrë në rrugë ushtrinë.
Për ta parë më kthjellët ç’po ndodh, mjafton të kthehemi 5 ditë pas.
Në datë 7: “Mos përhapni panik”. Lideri bën ironira me ata që thonë që qeveria po e fsheh gjendjen. Shqiptarët, janë thuajse të bindur
Në datë 8: Qeveria shqiptare mburret që nuk kemi asnjë rast me Covid-19, lideri i madh flet për “infodemi të lajmeve të rreme”.
“Nuk jam i lumtur me këtë bombardim lajmesh për koronavirusin. Është problem për të gjithë botën, por ajo që është e sigurtë, është se krahas me epideminë, ka një infodemi të lajmeve të rreme, të komenteve pa asnjë bazë shkencore, që rrit panikun, ankthin dhe pasigurinë te njerëzit”, tha lideri.
Në datë 9: Dy rastet e para zyrtare. Ngutje për të treguar që këta na shpëtuan rrëshqanthi, se na hynë nga Muriqani.
Në datë 10: Dymbëdhjetë raste. Mbyllen të tëra shkollat, por jo Qendrat Tregtare. Lideri maksimal flet për “gjendje lufte”.
Në datën 11: Viktima e parë ka infektuar një spital të tërë, falë papërgatitjes e ndoshta papërgjegjshmërisë së personelit. Del ushtria nëpër rrugë. Mbyllet çdo lokal e restorant. Motivi: shqiptarët kanë ndërgjegje të ulët.
Në 5 ditë, kaluam nga krenaria ‘vetëm ne kemi 0 raste’, te detyrimi me tanke që të mos dalin nga shtëpia.
Tani, ose ne nuk arrijmë ta kuptojmë gjenialitetin e Liderit të Madh, ose ka diçka që nuk shkon që për 5 ditë shkohet nga ekstremi ‘rakia jonë e mund virusin’ te mbyllja e çdo restoranti.
Ne mund të kishim mbyllur shkollat kur i mbylli Italia, mund të kishim anulluar fluturimet kur u karantinua Lombardia, mund të kishim mbyllur stadiumet që kur u pa që virusi ka ardhur kaq afër, mund të kishim testuar këdo që vinte nga gadhishulli përballë, e jo ti zgjidhnim me telefonata vullnetare kuazi erotike me 127-n.
Shanset që ne të mos kishim virus ishin zero.
Por, e vërteta është që ne kemi një qeveri që ka vetëm merakun e propagandës. Deri në dt 8 shtireshin sikur ne jemi pa virus, për të mos treguar sesa të papërgatitur jemi, ndoshta duke ecur me shpresën, hë, se nuk do ketë shumë raste.
Tani që u bë një foto skaner e asaj që kemi brenda në bark, kalohet direkt te masa ekstreme – ushtria. Hera e fundit që kemi parë ushtarë në rrugë ka qenë operacioni Pelikan, që mbronte ndihmat mos vidheshin. Ushtria jonë, që nuk do na mbronte dot as nga greku e as nga serbi, do na mbronka nga pandemia.
Sigurisht që jo. Qeveria po kopjon me urgjencë masat e Italisë, kaq me vonesë, për të bërë show propagande. E rëndësishme është që fajin nuk e ka patur e as e ka qeveria për përhapjen e mundëshme kaq të shtrirë të virusit.
Fajin, nuk e kanë mjekët e atij spitalit në Durrës që nuk i kanë bërë testin e virusit të ndjerës së parë, por e kanë, siç tha lideri, të rinjtë që duan të rrinë kafeneve.
*****
Botuar në Dita print dhe Politiko.al online. Ndalohet ribotimi pa lejen me shkrim të autorit

Shume e drejtë çka shkruan o Koloreto po në Shqipëri nuk ka me logjikë të ftohtë e analizë kritike të pandikuar nga propaganda politike. Fatkeqësisht edhe mjeke specialiste me postë të larta i shkuan pas marrëzive të liderit global e vazhdojnë akoma t’i mbajnë ison edhe pse e kuptojnë shumë mirë se ai është një karagjoz që nuk rri dot pa bërë gallate edhe në momentet më serioze. Uroj qe Shqipëria te dale me sa më pak dëme sepse është në dorë të njerëzve të papërgjegjshëm që qeverisin pa asnjë vizion.
Te papjekur tha Ramuti. Nuk keni tru- vetedije me sakte.
E vertete, komb me idiot se shqiptaret nuk ka. Cdo qeveri qe vjen i vret e i ben kurban per leke, keta vene e mbushin sheshet per lideret.
Ramuti ka ne kurriz vdekjen e 53 viktimave te termetit, por per cudi na doli shpetimtar i kombit pse mori 1 miliard euro borxhe, qe te punesoje siriane. Nje rruge e dy pune, largon vemendjen nga vjedhjet kolosale te buxhetit te shtetit me koncesione, dhe mbush Shqiperine me emigrante qe nuk i do Evropa. Re hane emigrantet se shqiptaret nuk duan te rrojne me.
Dhe koronen tani e jemi ne rregull.
Ky duhet futur me nje grope te termetit me te infektuar mga korona
E te mos ta mxjerresh me
Kolo ia ke fut me top ket rradhe. Heshtja mund te ishte me e mire se ky shkrim qe nuk i hyn me pune njeriu me ket moment.
Sipas “Zeusit” nqs je opozitar ske të drejtë të kërkosh përmirësime e as kushte për tju shërbyer më mirë pacientëve e as të drejtën elementare të mbrosh vetveten !
Duhet të jesh b.lëpirës ndaj pushtetit që të kesh të drejta !
E pra, une jam opozitar, por së pari jam njeri qytetar që neveris regjimin rrenegat të Rames !
O ti Filoeuropian
Në fund të ditës secili do bëjë punën e vet. Mediat nuk janë agjenci për transmetimin e buletinit zyrtar. Do thuhen edhe problemet, edhe kritikat, sikundër shumë shpejt do të dalin edhe materiale video që provojnë se institucionet shpesh gënjejnë dhe nuk janë gati. Po gënjejnë sepse aq dinë, kanë vjedhur he nuk kanë planifikuar.
Mbrohen sot me punën e mjekëve, të cilën askush nuk e ka vënë në diskutim. Sikundër deri më dje mbroheshin me përpjekjet e zjarrfikësve dhe ushtrisë ndërkohë që vetë vinin vërdallë si pordha nëpër brekë sa të kalonte situate e vështirë.
Ja fut kot.Ushtria jone nuk ka tanke as ne muzeum
Ik or idiot…
Toptani me video të sponsorizuar të fton se filluan uljet, hajdeni tek ne; Cineplexx të thotë se deri në 100 vetë pranohen. 1200 pasagjerë nga Bari në Durrës nga mbrëmë, e sot. Dy autobuze nga Milano në Muriqan. Lokalet dingas… Po xhirohet ndonjë film, Fantasy?
Futja kot.
Analize pas analize, deri ne lodhje.
Beni nje pune, mos rrini kot
@Ilir Allkja Mjek qe nga ai postimi i djeshëm ke marre superxhiro por ke ngaterru adrese. Për mua nuk perben ndryshim menyra e lepirjes se bythës që i bëhet Ramës me atë që i bëhet Berishës. Dashuria jote pa kusht per Berishen nuk ndryshon nga ajo e histerikeve te Enverit. Por ti prape je antikomunist.
Ajo qe karakterizon robt si ty eshte injoranca. Cfare do me thenë “regjim rrenegat”?
o filo, po heshtja per cfare hyne ne pune?
@mirelo provo t’i bësh zhurmë në vesh dikujt që po cmonton një bombë dhe do ta kuptosh pse në ca raste heshtja eshte më mirë se kjo më lart…
re file, e ngaterron se ky dikush e montoi nje bombe, nuk e cmontoi. Per ta cmontuar jane ngritur ata qe flasin dhe nuk heshten qe ne fillim.
E mban mend doktorin qe vuri alarmin para dy javesh. Kishte te drejte. Ramuti la kufirin hapur dhe i montoi gjithe infeksionet ne vend, kriminale, me e pakta.
@mirelo bej nje punë! RRI NE SHTEPI
Shume mire e ka qeveria qe ka nxier ushtrine sepse jemi ne nje gjendje alarmi nga koronavirusi dhe njerzit duan kujdesin e qeverise ne ç’do drejtim.Pse u dashka kritikuar ketu qeveria? Mesa duket se kundershtaret duan te bejen politike,por nuk eshte e drejte per ne kete situate.
Nese (qofte larg!) virusi merr permasat e Italise tek ne na shkaterron si shtet.
Njerezit duhet te kuptojne se rrezikojne jo vetem nga epidemia por edhe nga kolapsi i sistemit shendetesor.
Ne Shqiperi sistemi shendetesor eshte shume i brishte dhe i pamjaftueshem dhe ne epidemi te tilla te egra asnje lloj ndihme nga jashte nuk eshte e mundur, deri sa te kaloje epidemia.
Zhgenjyese dhe e papergjegjshme qe lideret e komuniteteve fetare nuk pezulluan cdo lloj aktiviteti per disa jave.
Besoj ta bejne sa me shpejt.
Ndryshe duhet te kerkohet dhe te imponohet nga shteti.
Rrini ne shtepi.
Thirrja rri në shpi, më kujton një devolli…
Po, po, nuk po bëj sot humor. Sot po mundohem të bind edhe veten: Rri në shpi!
E për tju a bërë më të lehtë kuptimin po ju tregoj historinë e devolliut mëndjelehtë.
…Kërkonte së fundi edhe Raqka të blinte një veturë.
U mendua e u mendua, pyeti e u konsultua, e prap
spo vendoste çtë blinte… Shokët në klubin e Bilishtit i thonin: bli një Mercedez. Makinë e fortë, e shpejtë. Nisesh nga Billishti në orën 06.00 e mbrin në Korçë
në orën 06.30…
Pasi i dëgjoi e pyeti, Raqka u nis për në pazarin e makinave në Korçë. U soll tërë paraditen makinë më makinë, por…mëndjeprishur i harroj këshillat e shokëve e vendosi të blejë një Reno të pjerdhur!
E pagoi, e ndezi, e erdhi në Bilisht.
Të nesërmen ua tregon shokëve të klubit.
Shokët qe e kishin mësuar ndryshe, habiten dhe e pyesin: po çtu desh Renoja mor Raqkë?
Raqka ia kthen: vrava mëndjen e bleva Reno,
se thashë çdo të bëj në Korçë qysh në 6.30 unë?
Jo keq,aspak keq,perkundrazi jashte mase me humor,renaulti=Renault eshte krenaria e francezit sidomos e shtetit francez sepse eshte dhe padroni i renault,pra renault eshte ndermarjie shteterore dhe jo private.
Gjynah qe si jepet nje dekorate Raqkes per publicitetin qe i ka bere renose,te pakte nje çek te vockel (lol,keto detaje thjshte per kuriozitet).
I moçmi tregon henen me gisht i “mençuri” shef gishtin ndaj,keshtu ja u pasoi Raqka keshillave te shokeve e miqeve te tij.
Jo keq si anektode,bravo. 🙂 🙂 🙂
PO KAQ GJE NUK KUPTONI?
ÇDO MASE,ÇDO VEPERIM DUHET TE MERET ATEHERE KUR E THOTE PERHERE TE PARE KRYEMINISTRI. NE SE ME PARE SE E KRYEMINISTRI E THOTE APO VEPRON DIKUSH TJETER, AI ETIKETOHET SI PERHAPSE I PANIKUT NE POPULLSI.
A nuk i nderpreu mesimet shkolla ” Udhe e Shkronjave”? I nderpreu, por i nderpreu para se ta thoshte kninistri, prandaj ndaj tyre, kukulla e min te arsimit deklaroi se do te mernin masa kunder drejtoreshes te shkolles dhe mesimi duhej te rifillonte.
KRYEMINISTRI DO QE AI TE JETE PROTAGONIST NE ÇDO GJE!
Po pse çfarë është shteti rrumpallë hane që secili bën ç’të dojë?! Masst shihen edhe në kontekstin kohor. Një gjë apo një masë që NUK duhej marrë dje, DUHET narrë sot!!! Po patjetër. Se merret masa e duhur në kohën e duhur! Ti psh nuk e pi paracetamolin kur je me temp 36, POOOR kur je me temp 40 duhet ta pish! Nqs ti do vësh maskë sot nuk i bën njeriu përshtypje, por po ta vije para 6 muajsh fo të shihnin të gjithë me çudi. Hë dil sot në rrugë me pantallona të shkurtra dhe me kanatjere ti, po s’të morrën për të marrë! Megjithëse mirë do bënin!!!
Perderisa i duhet ushtria dhd policia dmth njerezit nuk kane besim te shteti.
Shet pa autoritet.
Po kaq kopila paska len ky maloku neper martenitete mor ja qifsha rropt ktyre .si dalin sikur jane vllezer qe nga koka njifen me cepa .ky i ka te gjithe ne familje bythqira dhe i ka ne kanada se ja ndoqi amerika .jane rrace bythqirash kushurinjt e bardhes te Pd .
Po cfare te bente kryeministri sipas jush mos ta nxirrte ushtrine?
Si do ndalohet rritja e virusit??
Ja na jepni ju analistat nje mendje
Ke te drejte.
Vetem ke harru nje gje.
Duhet nje vendim qeverie per karantine per te gjithe perfituesit e PPPve. Largqofte i ndodh gje e shkon suksesi per lesh!
Ka nje Eot: turizmi turizmi do na shpeton! Hajde tash beje turizmin me tankat ne rruge! Nuk ndaluat me vakt ardhjet nga italia edhe pse te gjithe te thame duhet , po kokeforyesia ka e mbrapshtja vazhdon e tash as ushtria as tanket s’e ndalin se nuk ke uje ne qutete se te pastrojme duarte ne Tirane e lete ma ne fshat! E mira e ketij virusi: s’po te pyet a je i varfer a i pasur: te prek njesoj ! Lol!
Keto muabete te para nga Italia duken qesharake, ti bej edhe detyren tende por ne dy javet e fundit ne Itali politika cfare thoshte sot nuk thoshte neser sepse asnje nuk eshte magjistar qe te parashikoje se cdo te ndodhe neser,,, prandaj lerini keto idiotlleqeve dhe po mundet ndihmoni kete popull nga ana psikollogjike te pakten ose mbyllni gojen per nja nje muaj (ne menyre figurative) dhe lereni “urrejtjen” politike per me vone
Ditari i marrëzisë e inorancës anti -qeveritare shqiptare
Është ky Ditari i Rezistencës -MARRËZISË -shkruar nga gazetari Koloreto Cukali,Sali Berisha etj….etj…
Modeli i panikut i disa medjave apo gazetarve dhe vetë Sali Beishës është më i keq se epidemia e koronavirusit që po merr jetë njerzish ,si murtaja e zezë e mesjetës që mori 26milon jetë njerzish dhe akoma nuk dihet shkaku nga erdhi sëmundja,Kurse sot këto trima na shqetësohen ,se përse qeveria mobilizoi ushtrinë ,policinë ,institucionet ,mbylli stadiumet ,dyqanet etj….!
Nga kjo perspektivë është e qartë se në raste epidemish në rol global vdekshmëria ka arritur 3.4%, por nga virusi i ri ,nuk ka vaksina,nuk ka antibiotik ,asnjë trajtim për Covid-19 ,në gjithë botën ka mungesë produkteve mbrojtëse ,maska e doreza etj… Por atë që kemi ne në dorë është higjena,higjena ,kjo është parësore për çdo indived ,dhe se izolimi i të prekurve po ashtu ka shumë rëndësi,të kuptojmë shmangjen e kontaktit e ruajtja e distanca me njerzit .
Pra përhapja e kësajë sëmundje BËHET NGA NJERIU TE NJERIU .Kjo ësbhtë e dhëna kryesore ore tutkun gazetar Cukali ,arsyea që qeveria merr për mbylljen e shkollave ,klubeve ,grumbullimeve ,tubimeve etj. Jeta është e shtrejtë ,epidemia duhet luftuar me mbyllje në shtëpi me higjenë të përsosur ,kjo është parsore ,izolimi i të prekurve .ËSHTË VERTETUAR TOTALISHT SE:
Kontakti i njerzve e përshpejton sëmundjen dhe përhapjen e saj, çka në përgjithësi përputhet me njohuritë e mjekësisë për karantinën dhe sterilizimin.
E përshëndesë vendimin e qeverisë për parandalimin e epidemisë,poshtë Çakejtë që nuk respektojnë urdhrin e qeverisë por bërtasin si Cukali e Saliu ,britmat e tyre irrituese ,nuk kan hallin për interesin e shpëtimit të popullësisë ,por për interesin e humbjes karrikes dhe xhepit tyre..
Aman or pse nuk bie mortja ne hale si puna jote. Ku jane mbledhur me idiotet e ketij vendi ne Rilindje
O mirel -tartabiqi,mortaja jote vret me predha pordhësh ,zhurmë e tym bënë ,së bashku me pordhët e KOLO-S…,kurse qeveria lufton me vepra madhështore reale për tërmetin dhe koronavirusin,të dyja i ka të fituara edhe votat deri v. 2025 .
Nejse të uroi gëzuar ditën e verës, ha ndonjë ballokume këtu në Tiranë ,se në Elbasan nuk ka lëvizje makinash kujdes se shkove për lesh ,së bashku me llumin e parazitve të ndonjë medje dhe fjalve të pista të opozitarve të rrugës .
Lere rolin e prokurorit dhe të opozitës duke bë akuza koti,së koti kundër kryeministrit Edi Rama,ai është më i miri kryeministër i viteve të fundit,jo se nuk ka të meta si çdo njeri ,por këtë kemi . . .
Mbetet vetem te themi: pesimi te na behet mesim! Shpresojme per kete! Por c’e do qe e kemi kujtesen te dobet!
Njerez te lajthitur qe duhet te shtroheni ne Spital
edhe pa qen prezent Virusi ,
qe gjejn budalliqe ,kot me kot me i hudh Medies gjasme
si Tema ,
por qe ne realitet nuk i thoe asgje as Realitetit qe po jeton Shqiperia ne kto Sistuata Emergjence ,
dhe askujt ,
pervec disa idioteve qe duan her pas here ushqim me leh kunder KM !
Pra thjeshte bla-bla-bla per konsum Lehesish qe rrijne anes Kazaneve .
Shkoni e kontrollohuni se keni rreshqit keq o te mjere .
“ Paniku ne kohe paqeje eshte me i keq se fisfatizmi ne kohe lufte”
Konfuci
Replike me nje Laraman te deshtuar
KOLORETO COLORADO…LARAMANI I DESHPERUAR
* Mos e merr per fyerje.
Nje nder zanatet e mia te forta eshte perkthimi.
Kam perkthyer per mbreter, per presidente, per kryediplomate, … per agjenci ligjzbatuese, gjykata, shkolla, spitale, per refugjate lufte e azilante demokraturash e diktaturash… per ke mos.
Edhe emrin tim otoman Hamdi e kam perkthyer e kthyer ne shqip ligjerisht e me vullnetin e lire timin dhe me bekimin e nenes sime Xhemile, drite paste, bije Hoxhe me 4 klase fillore, vetem 20 vjec kur me lindi, qe kishte qajtur kur ma vune ate emer kunder deshires se saj pa e pyetur as tim ate,
Ishte ajo qe me emrin filozofik, me nje fjale SOCIAFIKJA i beri radiografine socializmit stalinist shqiptar qysh me 10 qershor 1974.
Me teper se perkthim emri eshte perkthim i karakterit dhe psikologjise tende te deshperuar, cmiranjoze, djallezore, inatcore per deshtimet tua qe vetem te zhyt me thelle ne batakun tend te shfrimit te dufit e mllefit dhe te eshte kthyer ne nje top bore qe duke u rrokullisur kthehet ne nje ortek qe te ka kapluar dhe don te fshish e rrenosh gjithcka te del perpara, perfshi edhe veten tende….
A ka deshmi me te forte per kete prirje, per kete semundje vetvrasese, veteasgjesuese tenden se perzgjedhja jote si idhulli e nje vetvrasesi, vetdjegesi si Lirak Bejko, drite paste, qe do ti bashkengjisja edhe djaloshin 19- 20 vjecar te nje ish- deputeti socialist te vrare ne deren e shtepise se vet qe vrau veten pasi i kishin vrare shpirtin e zemren e tij, babain e vet, vrasesit seriale te shqiptareve dhe te Shqiperise tash e 27 vjet, vrasesit edhe te ketij 30 qershori dhe te vetvetes njekohesisht .
Pata shkruar atehere nje analize me titull “Kur do te mesojme ne shqiptaret te vrasim veten !?”
Pse!?
Sepse midis Lirakut dhe ketij djaloshit nuk do te zgjidhja si ti asnjerin e as tjetrin !
Idhujt e mi jane Vasil Laci, Vojo Kushi, … Xheve Lladrovci, qe kur ia kositi autoblinda serbe shokun e saj te jetes e idealit Fehmi Lladrovci u versul mbi te si shqiponje me automat e me granata e sot te gjithe ata jane heronj te popullit e kombit shqiptar .
Ideali im e shembulli per tu ndjekur kur behet fjale per lirine e demokracine e popullit tend jane Heroi Kombetar Adem e krejt familja Jasharaj te Prekazit te Eperm Flakadani dhe Pararendesi i lirise, i pavaresise dhe shtetit te Kosoves.
A e di Laraman se cfare ka deklaruar ish- Guvernatori i Perkohshem i Kosoves dhe ish – Ministri i Jashtem i Frances, Bernard Kushner per kete akt !?
“Nese do te ekzistonte nje Cmim Nobel per Lirine ne Bote askush nuk do ta meritonte ate si e sa Adem e familja Jasharaj “
Ketu ndahemi ti dhe une…
Te uroj vellazerisht sherim te shpejte!
Hamdi jo emrin ,trurin duhet te nderroje. Ti i pershtatetsh fiks asaj historise se atij qe u kthye nga Amerika dhe i shkuan bashkefshataret ne shtepi ta takonin dhe degjonin. Vetem se vemendja per te zgjati pak minuta dhe te gjithe fshataret u kthyen nga Ibrahimi hokatar e i zgjuar.” Amerikoni” i ndier i fyer nga mosperfillja iu drejtua xha Ibrahimit:burre i mencur je o Ibrahim. Ke bredhur shume? Ibrahimi buzeqeshi dhe iu pergjigj:deri ne kasaba. Po sdo te thote gje. Hipe gomarin ne aeroplan e shetite ne tere boten po gomar zbret nga aeroplani.
O Hamdi, sipas budallallikut qe shfaq duhet te jesh kusheri shume i afert me fterin dhe Ethem Lalajn.
Examine si ce que tu promets est juste et possible, car la promesse est une dette.
Confucius
pershendetjie Alban DEGA,
komenti juaj eshte totalisht jashte temes qe preket ne kete shkrim.
Ndaj ideja eshte qe mesazhi te ket nje pozitivitet ne permbajtien e tij,si jo nuk flite per mos te thene azgje.
personalisht i kam lexuar komentet e juaja sepse kane nje fare vlere,por kur ato behen me tendecen e un-it (une,une,une…) humbasin vleren e tyre por edhe zbehin personalitetin e personit qe i ben.
Ndaj Alban eshte e mbare dhe e drejte qe ne momentet ku uni eshte i dobishem ne frazen qe formulon mos e kurse por ama kurre mos abuzo me perdorimin e tij vend e pa vend.
pershembull UNI yt i sotshem me mesoi qe je dhe perkthyes dhe qe kete aftesi e ke vene ne sherbim te shume “personaliteteve”me vlere galaktike.
Citimi ne krye te shkrimit tim eshte i po te njejtit filozof kinez qe po ta perkthesh nuk ka asnje lloj lidhjie direkte me temen e prekur ne kete shkrim ndaj i dedikohet vetem politikes internacionale mbi ngjarien qe po perjetone tere popujt sot:
“Egzamino nqse ajo qe premton eshte e drejte (e sakte) dhe e mundeshme,sepse premtimi eshte nje borxh”.
KONFUCIUS
Mbaresi dhe miresi aty ku gjendesh Alban DEAGA.
P.S.
?! dhe jo !? (ponktuacion qe nenkupton ironine)
gjithmone nga tre pikat nenvazhduese ose nenkuptuese pra … as me pak e as me shume
… 😉 🙂
O z.Cukalli.
Shkruan qe e semura me coronavirus, qe vdiq ne Durres, ka infektuar nje spital te tere.
Besoj se e morre vesh qe nuk eshte e vertete. E cfare te ngeli ty , qe te jesh i besuar ? Tanke ne rruge. Ku i pe ti ?
Ndalim levizje nga qyteti ne qytet, keq eshte ?
Ti dukesh nga shkrimi qe ke zemer te keqe. Ti mund te duash e te gezohesh qe te rritet shume numri i te infektuarve, por qeverine mos e bej fajtore.
Kina vuri ne karantine qytete te tera dhe e mposhti coronavirusin. Pa masa drastike, te sygjeruara nga mjeke specialiste e nga eksperienca e shteteve te tjera, nuk parandalohet kjo pandemi.
Zoti na ruajte e sa me pak pasoja
Alban Dega e te tjere!Mos u hidhni dege mbi dege ne kete situate te keqe per gjithe boten.Virusi,Dege me Dege,nuk luftohet me bomba e granata.C’hyn Vojo Kushi e Jasharet e ku ta di une ne luften per t’i bere balle ketij virusi?Ti dhe shoket e tu,mblidhni bythen dhe zbatoni ligjet e rregullat e vendosura nga qeveria sot.Kur te mbaroje kjo lufte ,ne se mbetemi gjalle,shajme dhe levdojme qeverine.Masat drastike jane shume te nevojshme,no koment.
Nuk thueht e shkruhet Europa Nostra, por Nostre Europë, ku mbiemri ne gjuhet latine, por edhe kelte vihet perpara emrit. Kur nuk di kaq gje, ndoshta edhe per shkak se nuk njeh asnje gjuhe, mos bej komikun bajat e karagjozin e dites aty, o Kolorado nga Cukali. Meso e merr kulture njehere e pastaj shkruaj. Kaq per kete here.
Mos botoni gomarlleqe te ketilla, amani!
Zog gomari opo gazetar I marre:Nuk e njeh popullin tend?Ai I prirur te bej te kunderten e asaj qe I thuhet apo kshillohet.Prandaj duhet mobilizohet gjithecka ne “lufte” me virusin Korona.Bravo kryeminister vetem keshtu mund te frenohet apo te ngadalsohet perhapja e virusit
I prirur per te bere cdo gje te kundert qe i keshillohet?
O kerme ramiste, doktori vuri alarmin dy jave me pare, dhe Ramut qelbesira e la koronen te hynte me tragete,
o kafshe e qelbur, fajin tani e ka populli qe “perhapte panik”
Kete Kolorado Cukali e dija njeri me vlera por qenka nje koqe gomari nuk ja vlen te merresh me te.
Mjaft me derdellitjet per gjoja coronavirusin,por ne fakt te gjithe ju komentues e replikues me lart merreni me politikw:
Ca mbrojne mjekerrcjapin Rama dhe ca mbrojne hajdutin dhe kriminelin Basha,Berisha etj!
Kush jane fajet e pushtetit sot?
1-Bashkia e Tiranes duhet te urdheroje urgjentisht qe i gjithe teritori i bashkise se Tiranes te gdhihet i pastruar nga plehrat e jo te behet si deri me sot qe eshte bere vetem diten ku pastrueset t’a hedhin pluhurin fytyres!
Kazanet e plehrave te zbrasen gjate gjithe 24 oreshit e jo vetem nje here ne mengjes!
Te gjitha rruget e asfaltuara te te gjithe teritorit te Bashkise duhet te lahen me uje me makina te posacme e jo vetem me fshesa fshati!
Lali Eri te mos shpenzoje miliona per lulet e dites se Veres,per shen Valentiv etj,por te bleje makina qe fshijne dhe lajne rruget e Tiranes automatikisht!
Sot rruget e Tiranes fshihen si para 70 vjetesh,ndersa pordhet e medha hidhen tek ndricimi LED,tek pylli orbital,tek bulevardi i ri,tek bulevardi Zogu i Pare etj krejtesisht te panevojshme para ketyre te pastrimit!
Se dyti,parku Rinia dikur shesh me bar,i vetmi ne Tirane ku luanin femijet,per turpin e zotit sot eshte kthyer ne kodra me dhe,njelloj si pampersi i Bashes ne sheshin Skenderbej!
Kujt i duhen keto kodra me dhe ku nuk mund te argetohet asnje femije?
Kush i ben dhe per cfare i bejne keto ndryshime karikature duke shperdoruar milionat per gjera te kota kur qytetaret e Tiranes kane nevoja me te medha?
Psew nuk shpenzon Lali Eri ca qindarka,nga taksat e banoreve te Yzberishtit,per te mbjelle ndonje peme,lule,per te nderuar nje kend lojrash etj per 5 mije femije ,por qe per 4 vjet nuk ka bere ASGJE?
Ku i ke cuar milionat tona,o kryebashkiak mashtrues?
Ndersa ne te tjereve,qe duam te mbrojme te gjithe popullin nuk na lini radhe!
-Se pari pergjegjesine per parandalimin dhe sherimin e kesaj situate e ka vetem QEVERIA RAMA!
Jo vetem nga coronavirusi,por nga te gjitha shq
Koloreto emrin e ke te bukur por je bere monoton,patetik etj.
Virusi qe ka ardhur nuk do politike.
Tani pushtetin e ka mjekesia.
Shteti vetem duhet ta zbatoje.,po ashtu dhe ti,po ashtu dhe une
https://twitter.com/i/status/1238552546169552896