Liderin e gjykon vota

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Mendoj se në deklaratat e tij me statute partie e me organizata, Blushi po tregohet disi i vjetëruar e jashtë realitetit kohor. Sot në Shqipëri, por edhe në Europë, kjo puna e partive ka ndryshuar. Njerëzve nuk ju intereson aq shumë jeta partiake se arritjet në zgjedhje e qeverisje. Pikërisht në këto aspekte tregohet një lider politik. Po bëj një pyetje të thjeshtë: sikur Edi Rama të kishte humbur zgjedhjet në 2013-ën, z.Blushi do t’i kërkonte dorëheqje apo duhej të priste edhe 3 vjet deri në kongres për ta rrëzuar me votë? Meqë posti i kryetarit matet me rezultate në zgjedhje a qeverisje, le ta rrëzojë populli si kryeministër apo si kryetar partie që është automatikisht i rrëzuar. Kështu them unë se duhet gjykuar një lider partiak.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *