Liderin e “kap keq” në Xhiron e Italisë (video)

Elton Tafaruci

Një episod jo i këndshëm i ka ndodhur sot çiklistit holandez Tom Dumoulin në etapën e 16-të të Xhiros së Italisë, pikërisht liderit me fanellën rozë të deritanishëm të këtij evenimenti.

Rreth 33 km larg finishit, kryesuesi i Xhiros së Italisë është detyruar të braktisë garën për disa sekonda. Dumoulin ka lënë biçikletën mënjanë në një moment të garës, për shkak të një problemi fiziologjik.

Më saktë, e ka “kapur keq” barku në mes të garës. Ai ka zbritur nga biçikleta dhe ka hequr uniformën sportive për shkak të një problemi me jashtëqitjen.

Kamera që po e ndiqte “live” ka ndjekur çdo veprimXhiro e Italisë, Tom Dumoulin, çiklizëm, Italia të çiklistit, ndërsa komentatori ka menduar se Dumoulin ka ndaluar për të ndërruar biçikletën.

Por kur kanë parë veprimet e çiklistit, që nisi të zhvishej, kanë kuptuar se nuk bëhej fjalë për biçikletën, por për një problem fiziologjik.

Por shpejt holandezi është rikthyer në garë edhe pse ka humbur disa sekonda karshi rivalëve, ndërkohë që etapa vijoi pa probleme.

https://www.youtube.com/watch?v=9lFrxKnSoGE

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *