Policia e Tropojës ka ndaluar dy persona, të cilët dyshohet se janë autor të një vjedhje me dhunë në fshatin Dunish e cila ka ndodhur në 24 janar të këtij viti.
“Më datë 09.06.2017, Efektivat e Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit për shtetasit të shpallur në kërkim Rifat Dunisha, 28 vjeç dhe Junik Hasanaj, 22 vjeç, të dy banues në Durrës”, sqaron policia.
