Një 35-vjeçar u dënua me 8 muaj burg dy ditë më parë nga Gjykata e Tiranë. I riu Gj.L. mori këtë dënim, pasi u akuzua se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-të dashurës së tij.
Në vendimin e zbardhur të gjykatës rezulton se personi me inicialet Gj.L. ishte lidhur me një vajzë, e cila pas disa muajsh dyshimesh mësoi se ai ishte i martuar dhe me katër fëmijë.
Pasi mësoi këtë fakt ajo tentoi të ndahej nga i dashuri, por ky nuk e pranoi ndarjen duke e dhunuar disa herë. Pas kallëzimit të bërë, policia arrestoi 35-vjeçarin, ku zbuloi edhe dhjetëra mesazhe kërcënuese që i kishte dërguar ish-të dashurës.
