Lidhja dajë-nip në traditën shqiptare

b.m.

Në traditën shqiptare gjinia njihet si “lidhje afrie, e cila sipas traditës etnografike vjen nga vija e nënës”.

Gjinia përfshinte të gjithë ata që rridhnin nga një nënë e përbashkët sado e largët, qoftë dhe që ishin ushqyer me qumështin e saj apo me rrjedhën e qumështit të saj.

Në disa krahina ndërmjet njerëzve të një gjinie lidhjet martesore ishin të ndaluara.

Kjo ndalesë shkon në disa zona në 2-3 breza, kurse Kanuni i Lekë Dukagjinit (në të cilin vija e nënës quhej “lisi i tamblit”) e ndalonte martesën me pasardhësit e brezave të një gjinie “derisa të mbahej mend”.

Prej traditës së gjinisë vijnë edhe lidhjet e dajës me nipin e me mbesën; sipas së drejtës kanunore daja për nip dhe nipi për dajë merrnin hak.

b.m. / dita

Share This Article
3 Comments
  • — I gjithe qellimi i ketij lajmi , informacioni ”shkencor”, ”njerezor”, ”humanist” ose me mire ANADOLLAKO-KRIMINAL, eshte qe tu kujtoje NIPERVE dhe DAJLLAREVE te mos harrojne e te mos rrine pa mare hakun per njeri tjetrin ”SE KESHTU E KA LONE AMANET BACA LEK.ME KANUN , DEEEEN BABALE DEEEN, .A e kuptoni cfar gazetaresh kemi. !!!…

  • Nuk kuptohet mesazhi i shkrimit.
    Ka shume pasaktesira.
    Ne disa krahina ndalohej martesa ne gjini, na thuhet ketu.
    Pse, ne krahinat e tjera shqiptare ka qene e lejuar martesa ne gjini?
    Shkrimi mbyllet me nje te pavertete te madhe, qe pretendohet se vjen nga e drejta kanunore dhe na thuhet se daja dhe nipi qesin pushke per njeri tjetrin.
    Nuk eshte e vertete:
    Fjala/kanuni thote: Daja qet pushke per nipin!
    Kaq.
    Nderkaq, me kanun, nipi nuk ka detyre te qese pushke per dajen.
    Kurre nuk do te degjoni: Nipi qet pushke per dajen.
    Nuk i lejohet, madje i ndalohet.
    Sepse, nese nipi vret per dajen, e con gjaksin ne shtepine e vet, dmth ne shtepine e babes, dmth fut ne gjak meshkujt e fisit te vet qe nuk kane asnje detyrim gjaku me fisin ku kane marre nuse per djemte e tyre.
    Me kanun, gjakmarrja ndjek vetem vijen e gjakut dhe jo vijen e t’amblit.
    Per fat te mire, te shqipetareve.
    Mos u ngaterroni se cfare po ndodh ne ditet e sotme me hasmerite, gakesite dhe hakmarrjet.
    Ne shumicen e rasteve, krimet qe kryhen sot ne emer te kanunit, nuk kane te bejne fare me kanunin dhe kodet baze te tij.
    Gjoja per hakmarrje dhe gjakmarrje, i vriten hasmit edhe grate/femrat, madje edhe femijet/djemte qe nuk kane mbrritur moshen e pushkes dhe, me tej, ngujimi per hasmeri ka perfshire gjithe familjen ne gjak, me kuc e me mac, me gra e me femije, e padegjuar dhe rreptesisht e ndaluar nga kanuni.
    Arsyeja e degjenerimit te krimit kanunor ne Shqiperi eshte se Kanunit sot i ka mbetur vetem funksioni vrases pa limit dhe pa kufizime dhe i ka humbur institucioni qe ndeshkonte ne te gjitha shkallet, deri ne vrasje dhe ne cfarosje me themel e katandi te shkelesve te kanunit, te atyre qe e tejkalonin te drejten kanunore te gjakmarrjes dhe te individeve qe perfshinte ajo.
    Institucioni i kanunizuar qe vezhgonte ruante dhe mbronte zbatimin e perpikte te Kanunit, ishte i sanksionuar dhe perfshinte nje vendim-marrje kolektive qe perfshinte nje familje, nje fshat apo edhe nje bajrak/krahine, ne varesi se kush ndeshkohej per shkelje te kanunit, nje individ, nje familje apo nje fshat apo grup fshatrash.
    Por sot, shqiptaret e ndjejne veten ne te drejten kanunore qe te hakmerren, por as qe e ndjejne veten rrezikuar kur kryejne krime rreptesisht te ndaluara nga kanuni dhe rreptesisht te ndeshkuara prej tij.
    Dhe, ne kushtet kur shteti i tranzicionit ende nuk eshte ne gjendje qe te veproje pa meshire e lekundje kur vjen puna tek ndeshkimi i drejte dhe i balancuar i krimeve qe kryhen ne emer te kanunit si hakmarrje apo gjakmarrje, pasojat e mentalitetit kanunor shqiptar per vetegjyqesi, jane tragjike dhe te pariparueshme.
    Dhe, shkrime jo shume te pergjegjeshme si ky i mesipermi, lene shteg per shume abuzime te renda.

  • Nje shkrim kot per se koti. Pa piken e qellmit. Nuk e kuptojme c’don te thote me kete shkrim. Pasaktesirat jane mbizotruese. Psh. Ndalesa per martese shkone ne disa zona deri ne 2-3 breza. Jo ne ne 2-3 breza,por edhe ne brezin e 10-te apo te 17-te po te kishin nje mbiemer errithninnga nje fis nuk martoheshin. Mos mashtroni me te vertetat. Edhe gazetat te mos botojne shkrime pa kuptim. Per gjakmarrjen apo hakmarrjen nuk them gje ,pai nuk kam shume njohuri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *