A është abuzuar edhe me të sëmurat mendore në Shkodër?

Elton Tafaruci

Një ditë pas ndalimit të drejtoreshës së Qëndrës Sociale në Shkodër për dyshimin se me të sëmurat mendore është abuzuar, ka ardhur një reagim nga një prej anëtareve të kësaj qendre.

Ajo tha për mediat se “videoja e publikuar ishte e sajuar nga ish-përgjegjësi Leonard Hila, i cili ishte hequr nga detyra për thyerje disipline. Punonjëset neve na trajtojnë mirë. Por Hila i ka lidhur vetë të sëmurat në zinxhirë dhe ka publikuar pamjet.”

Dje, para arrestimit të saj,  ishte drejtoresha Julinda Cepi tha se  se videoja e publikuar ishte e stisur dhe e manipuluar.

Pamjet e paraqitura nuk përputhen sipas saj me ambientet e brendshme të institucionit, ndërsa ka kërkuar që organet përkatëse të zbardhin të vërtetën.

“Do të kishte qënë shumë mirë prezantimi i pamjeve reale të kësaj qëndre dhe jo i atyre të stisura. Këtu ka një shërbim special me specifika të veçanta për të gjithë klientët me aftësi të kufizuara. Pamjet e paraqitura janë absurdite dhe dua që organet përkatëse të merren me këtë çështje duke zbardhur të vërtetën” – pretendon Cepi.

Por në media janë shtuar raportimet e ndaj të sëmurave mendore ka patur abuzime, deri tek ato seksuale.

Një ditë pas shpërthimit të skandalit me jetimët, DITA botoi pohimet e një mjeku që nuk donte të identifikohej se në QSUT në Tiranë janë paraqitur në kohë të ndryshme të sëmura mendore shtatzanë të ardhura nga Shkodra që kanë abortuar.

Prokuroria ka hapur një hetim për të verifikuar këto deklarime.

Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *