Doktor Kim Drasa tregon për “Dita”, efikasitetin e kombinimit terapisë trajtuese me “Terazosinë dhe Amplodipinë” tek pacientët burra që vuajnë njëkohësisht nga hipertensioni dhe problemet e traktit të poshtëm urinar
Në të gjithë botën simptomat e traktit të poshtëm urinar që njihen ndryshe edhe si: LUTS, si dhe
hipertensioni janë kondita të përbashkëta që ndodhin kryesisht tek meshkujt në moshë. Sipas të dhënave të dala në një nga studimet e kryera në popullsinë kineze, rezultoi se 39.7 për qind e burrave me probleme të traktit të poshtëm urinar që ishin në moshë mbi 65 vjeç, vuajnë gjithashtu edhe nga hipertensioni.
Po sipas këtij studimi në rastet kur pacientët ishin me probleme të traktit të poshtëm urinar të moderuara paraqisnin një rrezikshmëri më të madhe edhe për ndërlikime të hipertensionit (42.7 për qind). Një situatë e tillë është rezultat i dy faktorëve. Shpeshtësia e LUTS rritet me moshën dhe është problem urologjik i përbashkët që haset tek burrat në moshë.
Po ashtu, edhe shpeshtësia e hipertensionit shfaqet në rritje me shtimin e moshës. Një tjetër studim i kryer në shkallë të gjerë multinacional nxori që 90 për qind e burrave nga 50-80 vjeç kanë probleme të vazhdueshme me traktin e poshtëm urinar. Për më tepër, hipertensioni është demonstruar të jetë i shoqëruar me rritjen e riskut për zhvillimin e problemeve të traktit urinar.
Konkretisht, të dhënat e studimeve tregojnë se një histori hipertensioni është e shoqëruar në 76 për qind me rritjen e riskut për zhvillimin e problemeve në traktin e poshtëm urinar tek meshkujt në moshë. Klinikisht LUTS menaxhohet nga urologët dhe hipertensioni nga internistët ose specialistet e hipertensionit.
Në një përhapje të tillë të lartë të hipertensionit dhe problemeve urinare, është e rëndësishme të konsiderohet dhe investigohen regjimet terapeutike që të mundet që me efektivitet dhe siguri të menaxhohen të dyja nëpërmjet përdorimit të terapisë së kombinuar, se sa të trajtohen të ndara nga njëra-tjetra.
Çfarë duhet të dimë rreth trajtimit të tyre
Sa i takon trajtimit, α1-Andrenergic antagonist të tillë, si: Terazosina dhe Doxazosin përdoren shpesh për të kontrolluar problemet e traktit të poshtëm urinar tek meshkujt. Megjithatë këto trajtime shpesh janë jo të përshtatshme dhe efektive në trajtimin e ndërlikimeve të shkaktuara nga problemet e traktit të poshtëm urinar. Kjo pasi në veçanti doxazosin ka treguar se nuk ka ndihmuar për përmirësimin e simptomave të fshikëzës urinare mbiaktive (OAB), e shoqëruar me patologjinë e ngushtimit të grykëderdhjes së vezikës urinare (BOO).
Deri më sot pak studime klinike kanë hetuar rolin e një agjenti të zakonshëm antihipertensiv, i përdorur i vetëm, ose në kombinimin me α1–andrenergic antagonist në kontrollin e problemeve urinare. Për më tepër shumë burra me prostate të madhe do të vazhdojnë me probleme të fshikëzës urinare mbiaktive edhe pasi janë lehtësuar nga prostata me ilaçe, ose operacion.
L-type calcium kanal bllokues siç është: Nifidipine (adelati) dhe verapamil, zakonisht përdoren për probleme kardiovaskulare siç: është hipertensioni, kanë treguar eksperimentalisht se kanë potencial klinik të fuqishëm në parandalimin e çrregullimeve progresive të kompleksit veziko-prostatike. Nifedipina dhe verapamili, përdoren zakonisht për trajtimin e simptomave të fshikëzës urinare mbiaktive. Në kontrast, terazosina dhe doxasina janë gjithashtu të përshkruara për trajtimin e hipertensionit.
Unë konstatoj se trajtimi me dozë të ulët të Amlodipinës në kombinim me dozë të ulët të terazosinës, do të jenë efektive dhe shëruese në burrat që vuajnë nga hipertensioni dhe problemet e traktit të poshëtm urinar. Ky trajtim i kombinuar arrin të mbajë nën kontroll që të dyja këto patologji.
Terazosina përdoret në mënyre rutine, pothuaj në të gjithë botën, si: në Amerikën e Veriut, Evropë, Azi, Japoni për trajtimin e pacientëve që kanë çrregullime urinare të llojit LUTS. Personalisht kam vite që pacientet me tension të lartë dhe me çrregullime urinare i trajtoj me Terazosine (Flortinë) 5mg dhe me 2 mg Flortinë kur marrin edhe medikamente të tjera antihipertensiove. Kjo më bëri që këta paciente t’i përmbledh në një studim. Studimin e kompletova duke futur edhe amlodipinën sepse efekti terapeutik (kurues) i saj mbi LUTS është biologjikisht bindës.
Studimi
Në studimin u përfshinë burrat me moshë 50 vjeç e sipër, me stad 1, ose 2 të hipertensionit esencial (presioni diastolik i gjakut “SBP”më i lartë, ose baraz me 140mm Hg, por më i ulet se 180 mm Hg dhe/ose presioni diastolik i gjakut “DBP”më i lartë, ose i barabartë 90 mm Hg por <110 mm Hg) dhe me LUTS (International Prostate Symptom Score “IPSS”.
Pacientët u ndanë në tre grupe ku: grupi i parë mori vetëm Amlodipine 5 mg, grupi 2 mori vetëm
terazosin (Fflortin) 2 mg dhe grupi i tretë u trajtua me kombinim në të njëjtën kohë të terazosinës 2 mg dhe amlodipinë 5 mg. Këto medikamente i morën një herë në dite për 28 ditë. Të gjithëve ju këshillua që t’i pinin këto medikamente midis orës 8-9.30 të mëngjesit. Flortina për 4 ditët e para u pi 1 mg/d.
Rezultati i trajtimit
Në mënyrë të qëndrueshme shkalla e kontrollit të presionit të gjakut (përcaktuar në pacientët me SBP<140m/mHg dhe DBP <90m/m Hg në ditën e 28) ishin sinjifikatisht më të stabilizuara në grupin që mori amlodipin (53.9 për qind) dhe në grupin i cili u trajtua me amlodipinë plus terazosinë (73.1 për qind), sesa në grupin, i cili mori vetëm terazosinë (36.8 për qind).
Në të tre grupet marrja e medikamenteve u tolerua mirë. Efekti anësor më i shpeshtë është dhimbje koke. Pati edhe efekte anësore, si: dizines, palpitacione, fatigue, edeme periferike, nausea, por të menaxhueshme.
Shkaku themelor për përdorim terapisë së kombinuar
Me tepër se 2/3 e pacientëve me hipertension kërkojnë përdorimin e terapisë së kombinuar me 2, ose me shumë medikamente, për të arritur kontrollin maksimal të simptomave të tensionit të lartë të gjakut. u vu re efikasiteti duke kombinuar këto dy klasa medikamentesh, në pacientët me hipertension, sepse nga investigimet ka dalë se një ilaç i vetëm nuk i dominon dot ndërlikimet e hipertensionit. Midis studimeve të publikuara ka raste të kombinimit të Terazosinës me Nifidipinen dhe të kombinimit të Doxazosines me Amlodipinë. Me gjithë diferencat që patën këto dy lloj studimesh, patën efekte anësore jo problematike.
Studimi ynë tregoi se kombinimi i terapisë me dozë të ulet Terazosinë (Flortines) dhe Amlodipinë, ishte më tepër efektiv në trajtimin e hipertensionit sesa trajtimi me vetëm një nga këto dy medikamente, e nxjerrë nga matja e të dyja shkallëve të reduktimit të presionit të gjakut (rezultati i vazhdueshëm) dhe kontrollin e shkallës së presionit të gjakut (të dhëna dybinare).
Studimi tregoi gjithashtu se kombinimi: Terazosine+Amlodipiëe, arriti një rezultat efikas në reduktimin e simptomave bezdisëse nga urinimi i shpeshtë dhe me probleme (LUTS) dhe një përmirësim të dallueshëm sinjifikant në shenjat (subscore) të OAB, krahasuar me grupin, i cili mori vetëm terazosinë. Që të gjithë këta pacientë patën një përmirësim sinjifikant në cilësinë e jetës, duke e krahasuar me grupin që u trajtua vetëm me amlodipinë.
Këshillë:
Ju këshilloj të gjithë burrave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, si dhe kanë njëkohësisht simptoma të urinimit të shpeshtë (LUTS), të përdorin vetëm kombinimin me doza të ulëta të Flortinës (2mg ose 5mg) + Amlodipinë (5mg). Ky kombinim është qartësisht më i miri për t’ju normalizuar simptomat e hipertensionit, si dhe për reduktimin e simptomave bezdisëse nga urinimi i shpeshtë (ditë,natë), veçanërisht në ata burra që kanë edhe probleme të vezikës urinare mbi aktive, teksa jep efekte të dukshme edhe në përmirësimin e cilësisë së jetës.
p.k/dita
