Një klan italo-shqiptar i trafikut të drogës është shkatërruar nga policia italiane.
Operacioni i koduar “July 2014”, u zhvillua në qytetin e Monzës, pas hetimeve disamujore të prokurorëve italianë. Të paktën 24 persona janë arrestuar, ndërsa është sekuestruar një sasi prej 94 kg drogë e llojit kokainë, si dhe banesa në pronësi të tyre.
Gjithashtu, edhe 6 sipërmarrje, armë, automjete luksoze si dhe 200 mijë euro. Klani kryente trafik droge nga Spanja dhe Holanda, ndërsa kishte nën zotërim edhe armë të shumta dhe sigurisht edhe para të përfituara nga aktiviteti.
Klani kishte lidhje të ngushta me organizatën kalabreze të Ndragetas, ndërsa lidhjet martesore ishin elementi kyç i funksionimit të trafikut.
Ata përdornin edhe fëmijët e tyre si mburojë gjatë aktivitetit. Lënda narkotike transportohej në automjete të modifkuara enkas për fshehjen e drogës. Në operacion morën pjesë 150 forca të rendit, ndërsa u shtri në disa rajone si në Lombardi, Piemontes dhe Emilia Romanja.
Shqiptarët e arrestuar:
Zamir Koni
Tomorr Koni
Ervin Alikaj
Sokol Kodra
Ersin GJyleri
Albana Hoxha
Kozeta Bekshiu
Ervis Musaku
Ervin Bufi
Tomor Bekshiu
Adriano Tabaku
Vladimir Cara
/Dita/

RILINDASI MARKO NGA TROPOJA KA ZBRITUR NGA EKRANI I HOLLIVUDIT NE EVROPE.
dhe po pershendet nga vendi fqinj ministrin e Edvinit, Sajmir Tahiri me karvanet e droges dhe kokaines si per t’i treguar Botes arritjet dhe fitorjet e Partise se Punes te Kohes se Qepes. Po ku shkoi PATRIOTIZMI enverist futbollistik i Rilindjes Socialiste ne keto Kohe te Veshtira droge dhe konaine?
o te dhjefte sala ne goje o tru peshk. po hik opler o militant partie qe u ront kanceri te gjithve se pak e keni. o me fal se qeke democrat me liderin me antikomunist te botes sekretarin e pare te partis shokun sal. ti vetem intelektual nuk je por je thjesht nji militant parazit qorr dhe shurrdh sic I do politika ne ate vend.