Kina po konsideron të ndërtojë një rrugë tregtare të kanaleve nga deti Egje në lumin Danub për të lidhur Greqinë dhe Evropën Qendrore përmes Ballkanit në mënyrë që të përshpejtojë transportin e mallrave.
Kjo do të ishte një pjesë e iniciativës ‘Rruga e mëndafshit’ prej 3 trilionë dollarë për të kapërcyer hendekun e infrastrukturës përgjatë rrugëve tregtare në Afrikë, Azi dhe Evropë.
Kjo gjithashtu sinjalizon ambicien e gjigantit aziatik për të luajtur një rol edhe më të spikatur në çështjet globale.
Sipas medias greke, Kina tashmë ka krijuar një terren të fortë në Mesdhe duke zotëruar portin kryesor në Greqi, atë të Pireut, përmes COSCO, i cili ka caktuar portin e Pireut si më të rëndësishmin në Europë dhe po investon qindra miliona euro në zgjerimin e tij. Sidoqoftë, porti që do të përdoret në rast se materializohet rruga tregtare e kanalit Ballkanik do të jetë Porti i Selanikut.
Plani që po shqyrtohet nga Kina është një lidhje vertikale midis Danubit, lumit të dytë më të gjatë të Evropës dhe bregdetit verior të Egjeut të Greqisë, përkatësisht portit të Selanikut. Rruga e lundrueshme do të kalojë përmes lumenjve Morava dhe Vardar/Axios, duke arritur kështu në Evropën Qendrore pa rrethuar Mesdheun.
Projekti potencial do të sillte ndryshime rrënjësore në opsionet e transportit në rajonin e gjerë evropian.
Plani për të ndërtuar një rrugë tregtare të kanalit në Evropën Qendrore përmes Ballkanit kërkon marrëveshje bilaterale me të gjitha vendet e përfshira. Në mënyrë të veçantë, Kina duhet të bie dakord me Greqinë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, si dhe vendet e Evropës Qendrore.
Nëse kjo rrugë tregtare realizohet, vendet e Ballkanit dhe Evropës Qendrore do të marrin mallra më lirë dhe më shpejt, eksportet do të kushtojnë më pak gjithashtu.
Ideja për të lidhur Mesdheun me Danubin në fakt shkon prapa në vitet 1840. Në vitin 1907, Shtetet e Bashkuara krijuan një komision inxhinierik për të parë mundësinë e ndërtimit të këtij projekti. Sidoqoftë, Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Ftohtë e vunë projektin në ‘ngrirje.’
Një veprim i tillë do të pakësonte pashmangshmërisht fuqinë gjeopolitike të Turqisë në Mesdhe, ndërsa do t’i jepte Greqisë një avantazh si një qendër ndërkombëtare transporti.
n.s. / dita

Ky projekt forcon Serbine.
Shqiptarët janë Osmanllinj
Allahu Ekber
Te q…..robt!
Nje ide e vjeter e pa realizuar,rikthehet perseri ne fokus.Ishte Rusia Cariste e para qe e mendoi kete ide por qe nje ndermarje e veshtire financiare dhe faktoreve te tjere me ndjeshmeri te larte.Pastaj qene Austro-Hungarezet me Gjermanet te cilet e lane vetem si synim te larget.Pastaj me 1907 Amerikanet krijuan grupin inxhinjerik per studimin e terrenit.Amerikanet konstatuan se kjo veper e madhe nga Danubi deri ne Selanik kalonte neper toka te banuara nga Shqiptaret.Ne krye te ketij grupi inxhinjerik ishte Presidenti i ardhshem Amerikan W.WILLSON i cili pershkoi per shume kohe terrenin per ndertimin e ketij kanali.Pikerisht ketu WILLSONI,mori kontakt me Shqiptaret dhe vuri re se Kanali ne fjale per lidhjen e Danubit me veriun e Egjeut-Selanikun,pershkonte pothuajse pjesen dermuese te territorit tokat e Shqiptareve.Kur Ai u be President i USA dhe u ndodh para situates se coptimit te Tokave Shqiptare ne Konferencen e Paqes ne Versaje,pervec diplomacise prezente dhe punes se madhe te keshilltareve te Tij si edhe Shqiptareve te medhenj te asaj kohe,Presidenti Willson kishte me vete gjithashtu njohurite e plota mbi terrenin e studjuar dhe popullsite qe e banonin ate ne ate kohe.