Liga Arabe i kërkon Turqisë tërheqjen e trupave nga Iraku

Saimir Lleshi

Vendet e Ligës Arabe i kanë kërkuar Turqisë që të tërheqë trupat e saj nga veriu i Irakut.

Ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve zhvilluan një takim në Kajro, duke dënuar praninë e ushtrisë turke në Irak.

Ata e kanë cilësuar si shkeljes së sovranitetit të Irakut këtë prani dhe kërcënim për sigurinë kombëtare arabe. Zëvendësshefi i Ligës Arabe, Ahmed Ben Heli, ka thënë se trupat turke po ashtu “shtojnë trazirat në rajon”.

Në Kajro, ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim al-Jaafari, ka thënë se Turqia nuk po tërheq vërtet trupat, porse po i zhvendos ato në rajonin autonom kurd të Irakut. “Sovraniteti është sovranitet dhe territoret janë një”, ka thënë ai.

Më 20 dhjetor, Turqia ka thënë se ka nisur të tërheqë trupat, në përpjekje për të qetësuar tensionet me Bagdadin. Trupat kanë qenë në provincën Nineveh të Irakut, pranë territorit që kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik (IS), në kuadër të një programi turk për të ndihmuar trajnimin e forcave që luftojnë kundër IS-it. /Dita/

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *