Liga e Kampionëve me format të ri

Elton Tafaruci

Tashmë është zyrtare! Liga më e fortë europiane, Uefa Champions League, vjen me një format të ri.

UEFA ka konfirmuar se ligat kryesore në Spanjë, Gjermani, Angli dhe Itali do të kenë nga katër skuadra të kualifikuara direkt e në fazën e grupeve në Ligë të Kampionëve. Ky formati i ri do të hyjë në fuqi nga sezoni 2018/2019, shkruan Goal.com

Nga këto ndryshime, duket se klubet italiane do të jenë fituesit e mëdhenj. Seria A-së do të ketë katër ekipe që hyjnë direkt në fazën e grupeve, krahasuar me tani që vetëm tre skuadra mund të luajnë në Ligën e Kampionëve.

Po ashtu, nga kjo marrëveshje çdo ekip që merr pjesë në fazën e grupeve do të përfitojë nga 12 milionë euro si bazë, ndërsa fituesi do të mund të kënaqet me rreth 100 milion euro.

Share This Article
1 Comment
  • Mafiat me te fuqishme ne bote sundojne futbollin, para e madhe e pa esap, asnje bilanc se nga krijohen dhe si shperndahen keto te ardhura.
    Megjithese kucedres me shtate koka se futbollit iu prene dy Blater e Platini qelbsi, ajo eshte perseri e fuqishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *