Liga e Kombeve, sot në orën 15:00 luhet Kazakistan-Shqipëri

J L

Përfaqësuesja kuqezi do të zbres pasditen e sotme, në orën 15:00 me orën lokale të Shqipërisë, për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve përball Kazakistanit.

Aktualisht pas dy ndeshjesh kombëtarja shqiptare ka grumbulluar vetëm 3 pikë falë fitores me Bjellorusinë, ndërkohë që ndeshjen e dytë e humbi me Lituaninë në Tiranë.

Ndeshjet e rradhës, kjo e sotmja me Kazakistanin dhe ajo e datës 14 me Lituaninë, do të kenë një specifikë të vecantë sa i përket lojtarëve të grumbulluar.

Janë një sërë emrash të formacionit bazë që mungojnë nga Strakosha, tek Roshi, Hysaj, Cikalleshi, Balaj apo Sadiku.

Si rrjedhojë jo vetëm në grumbullim por edhe në formacionin e sotëm, kuqezinjtë e Reja mund të kenë disa debutues. Kështu trajneri italian pritet që në këtë ndeshje të hedhë në fushë disa debutues: Kumbulla, Kallaku dhe Broja. Në portë, Berisha do të jetë edhe kapiteni i Kombëtares, si ndër ata me më shumë ndeshje si kuqezi. Përpara tij, krahas Gjimshitit dhe Dermakut, pritet të vendoset edhe Kumbulla.

Nga krahët, Lenjani nga e djathta dhe Trashi nga e majta, janë më të mundshmit. Për këtë dilemë, mund të vendoset edhe që Lenjani të luajë nga e majta dhe Memolla djathtas.

Në mesfushë, Bare dhe Abrashi do të kenë Kallakun në krah.

Ky i fundit, mund të spostohet edhe përpara për të shndërruar rreshtimin në 3-4-1-2. Në sulm, Armando Broja pritet të debutojë përkrah Rei Manajt.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *