Ligj mëse i nevojshëm

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Halimi duhet ta dijë se në çdo vend të përparuar të botës, nëse nuk paguan taksat, energjinë, ujin, gazin etj., ose të ndërpritet ose nuk e shet dot çfarëdolloj objekti të jetë që ka detyrime ndaj një subjekti tjetër, privat apo shtetëror qoftë. Ky ligj është më se i nevojshëm në Shqipëri. Vetëm kështu do i vëmë në vijë të shfrenuarit e Berishës që akoma edhe sot llomotisin shpifje nga më të ndryshmet e më të pistat, vetëm e vetëm për t’i hedhur baltë asaj çka PS-ja me bashkëpunëtorët e saj po bën. Nuk mund të themi se është perfekte çdo gjë që PS-ja po bën, por të paktën t’i japim meritat e merituara në ato pak gjëra që janë në vijë dhe në rregullim e sipër. Në vend që t’i mbështesni dhe ju zotërinj dhe të bëni opozitë të mirëfilltë, ju vetëm shpifni!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *