Në Tiranë ka nisur nënshkrimi i një peticioni që synon propozimin e ligjit për mbrojtjen e kafshve nga dhuna dhe braktisja. Qytetarët që nënshkruan peticionin apeluan më shumë kujdes për kafshët. Nisma është marrë pas ngjarjes në Kuçovë ku një 14 vjeçar masakroi qenin e tij.
Qentë janë konsideruar si miqtë më të mirë për njerezit, por shpesh këta të fundit kthehen ne dhunues se tyre. I tillë ishte dhe nje 14 vjecar nga Kuçova, i cili masakroi deri ne ngordhje qenin e tij.
Nisur nga ky rast në Tiranë nisi nënshkrimi i një peticioni që synon hartimin e ligjit për mbrojtjen e kafsheve nga dhuna dhe braktisja. Sensibilizimi i qytetareve ishte i larte, ata apeluan për më shumë kujdes ndaj kafshëve.
Projektligji i propozuar parashikon dënim me burg për dhunuesit si dhe gjobe ndaj atyre që i braktisin kafshët.
Ky është hapi i parë për mbledhjen e 20 000 firmave të nevojshme për të propozuar ligjin. Nënshkrimi i peticionit do të vazhdojë edhe në rrethe.

Nje ligj per mbrojtjen e kafsheve duhet te dal urgjentisht.
Drejte keni ju qe keni bere peticion per mbrojtjen e qenve. Por ju beje disa pyetje.
1-Pse nuk formoni nje shoqate per mbrojtjen e qenve, me kursimet tuaja krijon qendra per ushqimin dhe vaksinimin e qenve , duke mos kerkuar fonde nga shteti , sepse shteti nuk po ndihmon njerezit qe nuk kane buke te hajne.
2- Mire keni menduar qe te denohen me burg ata qe vrasin qente, po kur qeni me kercenon jeten nuk duhet ta vras?
3-Pse duhet gjobitur personi qe nuk kujdeset per qenin e tij dhe nuk duhet denuar me burg?
4-Kush ka me eper rendesi njeriu apo qeni qe ju kerkoni ti mbroni ata.Ju qe mbroni qente “rrugace” duhet te dini qe qeni po qen eshte ,nese lihet i braktisur ne rruge eshte shkektar i perhapjes te semundjeve, te rezikut ndaj jetes se njeriut..
Ne kushtet social ekonomike qe ka shqiperia duhet vetem nje ligj:
-Personat ne qytete qe mbajne qen duhet qe ata ti kene te certifikuar, te paisen me maska mbrojese, dhe te paguajne takse per to e cila te jete e larte. Nese qente kapen ne rruge te pashoqeruar , apo qe nuk mledhin jashteqitjet e qenve gjate shoqerimit te gjobiten dhe per cdo dem qe mund ti shkaktohet njeriut ne rruge personi pergjegjes duhet te denohet me burg, te kete nje gjobe te madhe per demin e krijuar.