Ligj të ri për kthimin e pronave, kriteret dhe afatet

Saimir Lleshi

Qeveria ka propozuar një projektligj të ri për kthimin dhe kompensimin e provave.

Ligji është krijuar nga Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë, ndërsa është depozituar në Kuvend një ditë më parë. Qeveria premton se do t’i japë përfundimisht zgjidhje këtij problemi.

Drafti ligjor ka 37 nene, ndërsa parashikon që deri në vitin 2025, të zgjidhen përfundimisht kërkesat e 26 mijë portaleve.

Neni 17 përcakton dhe format e kompensimit financiar. Subjektet, që shprehin vullnetin për t’u kompensuar financiarisht me kërkesë të veçantë, mund të përfitojnë nga fondi i kompensimit, si më poshtë:
a) Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 1 viti, atëherë ai përfiton 20% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.

  1. b) Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 3 vitesh, atëherë ai përfiton 30% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.
  2. c) Kur subjekti kërkon të kompensohet financiarisht brenda 5 vitesh, atëherë ai përfiton 40% të vlerës së kompensimit dhe heq dorë nga pjesa tjetër e kësaj vlere.

Në relacionin e depozituar në Kuvend, qeveria thotë se nisma ligjore:

-Përcakton qartësisht organin kompetent që do të administrojë këtë proces.

-Përcakton përfundimin e shqyrtimit dhe dhënien e vendimeve për kërkesat që janë të patrajtuara brenda një afati 3-vjeçar.

-Përcakton heqjen e procedurave të përsëritura të aplikimit dhe përcakton se vlerësimi financiar i vendimeve për kompensim përfundon brenda një afati 3-vjeçar.

-Përcakton përfundimin e likuidimit të të gjitha vendimeve të kompensimit brenda një afati 10-vjeçar, duke garantuar shlyerjen e këtij detyrimi nëpërmjet fondit financiar të përvitshëm të përcaktuar në projektligj, si dhe fondit të tokës të përcaktuar e të garantuar në projektligj.

Në këtë kuadër, në politikat buxhetore të Këshillit të Ministrave duhet që, në buxhetin e vitit 2016, të parashikohet një rritje e burimeve njerëzore të Agjencisë, të paktën 5 vitet e para të hyrjes në fuqi të këtij ligji. /Dita/

Share This Article
12 Comments
  • Kur qeveria mbledh taksat e mia qe i takojne mos ndoshta kenaqet me 20/30/40% apo i kerkon te gjitha? Shkelje te tilla te te drejtave te njeriut vetem ne Albanistan mund te ndodhin.

  • Ne historine e shkruar e te pa shkruar te njerzimit, nuk mund te gjendet nje ligj i tille qe te parashikoje hapur Vjedhjen e Prones Shtetasit nga shteti i tij.

    Shqiperia, edhe me kete ligj vendos nje rekord botror, per menyren me monstruoze te vjedhjes se prones, dhe pastaj cuditemi nga mbine soja e Sanderve e hajduteve te tjere qe erdhen nga Malsia pa asnje prone dhe u bene bos ne Tirane dhe Bregdet.

    Turpi e mbulofte ate shtet dhe parlametn po e votoi kete p/ligj…… Shkaterrim perfundimtar i te drejtave me elementare te prones dhe lirive te njeriut

    Dmonstrata masive ne rruge deri ne terheqjen e ketij p/ligji mafioz dhe ne kundershtim me Karten e te Drejtave te Njeriut te OKB

  • Kalvari i pronave ne Shqiperi do te vazhdoje gjate,por perundimi do te jete i qarte,kthim i pronave pronareve te ligjshem.Atehere do te perfundoje dhe tranzicioni i gjate dhe korruptiv ne Shqiperi.

  • Kur shteti paguan vetem 20%-30% ose 40% te prones dmth. qe shtetaret duhen futur ne burg per vjedhje sepse ata po vjedhin me shume e me rende se ata te energjise elektrike.

  • MORE KRIMINEL, DUHET TE PAGUASH 100% SE BASHKU ME INTERESAT NGA KOHA E GRABITJES DERI ME SOT.

    DILNI O MILET PARA ZYRES SE KRIMINELAVE TI DJEGIM TE GJALLE.

    PER TE VJEDHUR SI DUCJA NUK MBAROKAN PARATE, NE QE NA KA MARRE GJAKUN, NUK KA PARA TE NA SHLYERJE.

    KRIMINELAT NE LITAR.

  • u qate per reformen agrare qe beri xhaxhi enveri, qahuni tani per reformen hajduterore qe beri xhaxhi edi. qe do ti ktrheka nje cope buke kundrejt pronave qe vlejne miliona euro. te na thote xhaxhi edi se i jepte vete lejet e ndertimit nja 8 vjete, sa ishte vlera e truallit te ndertimit ne trane? nejse thuaj do gezohen avokatet, gjykate me gjykate deri ne gjykaten e strasburgut. ky megallomani kujton se po redukton shpenzimet e buxhetit te shtetit po ne te vertete po e fundos me teper, se edhe po te abrogohen ligjet civile administrative dhe kushtetuta e shqiperise, mbetet prape Konventa europjane e te drejtave te njeriut, shpresojme mos te denoncoje edhe konventen. ik o edi ik hap ndonje ekspozite andej nga kina se per te tjerat sja thenke hic (o te rrofshin juristet)

  • cudi si ben sikur nuk i ka kuptuar vendimet e gjykates se strasburgut: inetgrimi i pozicionit te atyre qe u jepet vendimi ne favor, duhet te jete integral, keto gjoja transaksione te imponuara nuk kane asnje lloj vlere, se ne te vertete jane shpronesime a konfiskime te kamufluara si transaksione, per te mos thene qe ndonje avokat, ne qejf per te bere estrade mund ti quaje si kontrata te lidhura mes profesionistit dhe konsumatorit dhe te kerkoje aplikmimin e disiplines respektive ne mos shqiptare te asaj qe rrjedh nga konventat nderkombetare ku ka mundesi qe edhe shqiperia si pa dashka mund te kete aderuar. do degjojme dhizma e do kenaqemi me te qeshur, mjere ata qe kane prona per te marre e lum avokatet qe u erdhi paraja ne dore prape, se kjo kriza sikur e reduktuar ca klientelen. ypppp rilindja, yppppp edi

  • Mos u revoltoni me kete qeveri te korruptuar te drejtuarnga nje njeri i deshtuar si sportist, piktor dhe njeri.(prandaj ja vune breket ne koke njehere e nje kohe).Thjesht braktiseni kete klase “politike”,MOS votoni me!

  • Komentus yy le!Kuptohesh nga komenti qe ke gelltitur corbe te prishur!Sa per dieni reformen agrare qe beri enveri para 70 vitesh e vazhdoj miku juaj demonkrati Sali me ligjin 7501 QE DHE E KA PRANUAR ME GOJEN E TIJ !Zoteri ne se nuk te pelqen Rama problemi juaj po mos e shpreh urejtjen ne kete projek ligj qe qeveria e Rames po mundohet ti jape zgjidhje qe ne fakt ska as nje pergjegjesi ne se ty nuk te pelqen ne se vertet je ish pronar jep nje zgjidhje me te arsyeshme mbase ta marin parasysh

  • NJe menyre sportive apo piktoreske e te vjedhurit me ligj.
    Piktori pasi po blen pronat shqiptare, do I paguaje pronareve te ligjshem maximumin 40 % te vleres.
    Ku eshte pare e degjuar qe shteti te beje ligj te te grabite pronen ne kete lloj menyre?
    Vetem ne kete shtet banditesh, po mileti po hane bar, nga ai me hormone, se barit te Enverit I merrni te keqen, ishte organik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *