Në Shqipëri nuk ka koherence mes ligjeve. Sipas drejtuesve të Forumit të së Drejtës Civile për Europën Juglindore, në tentativën për të përafruar legjislacionin vendas me kërkesat e Brukselit, institcuionet propozuese shqiptare shpesh herë humbin lidhjen mes ligjeve, duke sjellë jo rrallë përplasje mes tyre.
“Përsa i takon legjislacionit, çështja që ngrihet është koherence. Ky problem nuk prek vetëm Shqipërinë por shumë shtete. Siç e dini përafrimi i ligjeve me Bashkimin Europian, bëhet duke i marrë direktivat e Brukselit një e nga një. Në rast të tillë ekziston rreziku i humbjes së lidhjes mes ligjeve që miratohen në kohë të ndryshme. I rëndësishëm sigurisht është zbatimi, por nuk mjafton. Mbi të gjitha duhet që dhe institucionet të luajnë një rol vendimtar në hartimin dhe zbatimin e legjislacionit. Ato vetë duhet të marrin nisma ligjore. Njerëzit mbeten po ato dhe ndryshimi është i vështirë por i arritshëm”, u shpreh përfaqësuesi GIZ, Thomas Meyer.
Ky Forum përbëhet nga shkenctarë dhe ekspertë të njohur të së drejtës ndërkombëtare nga e gjithë bota.