Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e shumicës draftin e INSTAT “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin për statistikat zyrtare”.
Deputetët e opozitës në komision e akuzuan Institutin e Statistikave, (INSTAT) për falsifikim të të dhënave zyrtare.
Deputeti i PS-së Pandeli Majko është shprehur se INSTAT është institucioni më pas serioz në Shqipëri pasi po falsifikon të dhënat e shtetit. “INSTAT-i është institucion direkt në varësi të kryeministrit” tha Majko.
Ndërkaq, deputeti socialist Bashkim Fino është shprehur se ka ardhur koha që INSTAT të jetë në varësi të Kuvendit dhe jo të kryeministrit.
Ndërsa i është përgjigjur akuzave të opozitës në komisionin, përfaqësuesi i Institutit të statistikave ka theksuar se ky institucion është i pavarur dhe këshilli i statistikave i cili përbëhet nga 9 anëtarë emërohet nga Këshillimi i ministrave dhe jo nga kryeministri.
Sipas ndryshimeve drejtori i përgjithshëm i INSTAT duhet të emërohet nga Kryeministri dhe Këshilli drejtues përbëhet nga 9 anëtarë me një mandat 5-vjeçar.