Ligji Anti-shpifje, Meta: Çdo goditje ndaj medias është…

Bora Basholli

Presidenti Ilir Meta reagon për nismën ligjore “anti-shpifje” të propozuar nga qeveria. Meta po ndjek me shumë vëmendje shqetësimet e thella të shprehura nga komuniteti i gazetarëve shqiptarë dhe organizatat ndërkombëtare që monitorojnë lirinë e medias në vendin tonë.

Duke ndarë bindjen se çdo goditje ndaj institucionit të medias, është sulm ndaj demokracisë, Presidenti Meta thekson domosdoshmërinë e marrjes në shqyrtim nga ana e qeverisë, por edhe e Parlamentit, e të gjitha sugjerimeve të shprehura nga komuniteti i gazetarëve, me kujdesin dhe vëmendjen e duhur që ato meritojnë.

Presidenti Meta shpreh bindjen se angazhimi i institucioneve dhe i shoqërisë në përkrahje të lirisë së të shprehurit është tregues për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe përgjegjësinë publike në vend.

Presidenti Meta thekson se liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut dhe shtyllë e pazëvendësueshme e jetike për një shoqërie moderne demokratike, si dhe për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Zbritja me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”;

Përfundimet e raportit vjetor të “Freedom House” se media në Shqipëri është pjesërisht e lirë;

Konkluzionet e “Misionit për lirinë e medias” të shtatë organizatave globale sipas të cilave “autoritetet shqiptare nuk po përmbushin detyrimet ndaj ligjit vendas dhe instrumenteve ndërkombëtare për të garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias, duke theksuar se ka pasur një përkeqësim të sigurisë, kushteve të punës dhe aksesit në informacion të gazetarëve”;

Raporti paraprak i OSBE/ODIHR ku theksohej se “media të mëdha u shërbejnë si platforma lobuese pronarëve të tyre, duke vënë kështu në pikëpyetje pavarësinë e tyre editoriale dhe duke imponuar autocensurën”;

Janë këmbana të forta alarmi për gjendjen e përkeqësuar dhe tepër shqetësuese në të cilën ndodhen sot gazetarët në Shqipëri.

Presidenti Meta garanton komunitetin e gazetarëve se do të jetë përherë në mbështetje të tyre kundër çdo tentative që synon të cenojë fjalën e lirë dhe pavarësinë e medias, që rrezikon të kthejë vendin 30 vite pas.

Pa media të lirë dhe të pavarur, rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është e pamundur.

 

b.b/dita

Share This Article
13 Comments
  • “ligji eshte i barabarte per te gjithe” . te gjitheve, kush gabon ne punen e vete (llapaqenllek, president, qe ha buken kote vrases me pagese, biznesmene me magazinat e enver hoxhes, “xanes” toke, deti, mali e fushe, “pronar”, me tapi turku, rimbursim ish te “perndjekur-rish politik” etj., t’u sh…kerdhehet ne..na, deri ne …shtate breza me ligj te posacem .

  • SI KA MUNDESI QE SHPIFJA PER KEDO E PER ÇDO GJE TE QUHET FJALE E LIRE..!?
    -SI KA MUBDESI QE 100 % E MEDJES ESHTE ME OPOZITEN QEKURSE SALIU ISHTE PRESIDENT E K.MINISTER..DHE E PASKA FAIN QEVETIA KUR EDHE GAZETEN ZERI POPULLIT E MBYLLI QE NE 2013..!?
    -SI KA MUNDESI QE ISH MINISTRI JASHTEM GREK KOCIAS DHA DOREHEQJEN SE KISHTE FINANCUARE SHUME MEDJE NE SHQIPRTI DHE LAJMI U DHA VETEM NJEHERE..!?
    -TE PUBLIKOSH VIDION E 7 % ME PRIFTIN..NUK ESHTE SHPIFJE..Z.META.
    -TE VRITEN 4 PROTESTUES NE BULEVARD NUK ESHTE SHPIFJE Z.META.!
    -TE FILMOHET GERDECI ME 26 TE VRSRE NUK ESHTE SHPIFJE Z.META.ETJ.
    -QEVERIA TE MIRATOI LIGJIN E SHPIFJES ORGJENT DHE TE ÇOHEN NE BURG TE GJITHE ATA/O QE SHPIFIN ÇDO DITE..KRIMI..,DROGA …KRIMI..PA FAKTE E PROVA.
    -SE KA 30 VJETE SHPIFJE,VJEDHJE,VRASJE..E ASNJE NE BURG..PSE..? NGA DREJTESIA E KAPUR NGA DREJTUESIT POLITIKE AKTUALISHT OPOZITAR.

  • E,megjithatë ,media shqipëtare është përsëri ,dejure jashtë rregullave të mediave demokratike amerikane dhe të BE-së.Shqipëria është një rrumpall ,një moqal politik ,kulturor ,ku shpifja me çimka e babale përbën armën më të preferuar të politikanve ,analistve,të TV-e .të gazetave,dhe tërë jeta në shqipëri është politizuar me shpifje e sharje .Pikrisht nga mos ndëshkimi shqipëria është këtu në greminë pas 30 vjetve ,nuk është ndëshkuar asnjë politikan apo gazetar apo TV.

    MOS-NDËSHKIMI I GAZETARVE ABUZUES ,APO POLITIKANVE KAN SHKAKTUAR PASOJA TË MËDHA E TË RËNDA PËR DEMOKRACINË NË SHQIPËRI !!!

    Prandaj miratimi i ligjit anti shpifje është masa më e vlefshme për demokracinë e vërtet në shqipëri.

    Kurse presidenti ILIR META E DO KËTË VEND RRUMPALLË ,LESH -ARAPI ,SI 30 VJET TË SHKUARA .

    ME KËTË DEKLARATË E QËNDRIM ,KY SHARLATAN POLITIK DO MOS NDËSHKIMIN E SHPIFSVE QË TË MOS BALLAFAQOHET ME TË VËRTETËN E PAKONTESTUESHME TË MENDIMIT INTELEKTUAL .tA MUND TË VËRTETËN ME SHPIFJE DHE AKUZA FALSE DHE TË MOS MBAJË PËRGJEGJËSI ASKUSH. .

  • Shqiperia gjindet ne kete gjendje te mjeruar demokracie e mbytur ne lulezimin e krimit dhe korrupsionit e ka bazen ne ekzistences pikrisht ne tabanin e shpifjeve.Kujtoni shpifjet e Berishes dhe te cdo tjetrit ne keto 30 vite.Gazeta duhet te jete e sakte ne informim dhe gazetari informues nese nuk jep informacion te sakte duhet te largohet nga gazeta.
    Nji shembull teper te sakte:
    Nji pasagjer i linjes urbane ne Shkoder – Fermentim, trilloj nji fare marifetit ne stacionin e Bahcallekut.Kur mbrriti ne stacionin e Parruces me tu ule ne toke ndigjoj marifetin e vet dhe tha: Uuuuu paska kene e vertete ajo qe thash ne Bahcallek.

  • E,megjithatë ,media shqipëtare është përsëri ,dejure jashtë rregullave të mediave demokratike amerikane dhe të BE-së.Shqipëria është një rrumpall ,një moqal politik ,kulturor ,ku shpifja me çimka e babale përbën armën më të preferuar të politikanve ,analistve,të TV-e .të gazetave,dhe tërë jeta në shqipëri është politizuar me shpifje e sharje .

    Pikrisht nga mos ndëshkimi shqipëria është këtu në greminë pas 30 vjetve ,nuk është ndëshkuar asnjë politikan apo gazetar apo TV.

    MOS-NDËSHKIMI I GAZETARVE ABUZUES ,APO POLITIKANVE KAN SHKAKTUAR PASOJA TË MËDHA E TË RËNDA PËR DEMOKRACINË NË SHQIPËRI !!!

    Prandaj miratimi i ligjit anti shpifje është masa më e vlefshme për demokracinë e vërtet në shqipëri.

    Kurse presidenti ILIR META E DO KËTË VEND RRUMPALLË ,LESH -ARAPI ,SI 30 VJET TË SHKUARA .

    ME KËTË DEKLARATË E QËNDRIM ,KY SHARLATAN POLITIK DO MOS NDËSHKIMIN E SHPIFSVE QË TË MOS BALLAFAQOHET ME TË VËRTETËN E PAKONTESTUESHME TË MENDIMIT INTELEKTUAL .

    TA MUND TË VËRTETËN e avancimin e demokracisë që punojnë me ndershmëri ,ta nxinë me shpifje e me brutalitetin e gazetarve tip-babale nëpër opinjone debnigrimi nëpër TV SHPIFJE DHE AKUZA FALSE,për të asgjesuar demokracinë në shqipëri , DHE TË MOS MBAJË PËRGJEGJËSI ASKUSH.!……

    Çdo shpifës,brutal, denigues apo kërcënues apo tendecioz qoftë i politikës apo medjas kërkon në thelb asgjesimin e fjalës lirë dhe shtypit demokratik në shqipëri ,ore palaqo -president .Ti je një kazan plehrash,asgjë tjetër.
    Mosmiratimi i ligjit ANT-SHPIFJES është një spekulim i shëmtuar dhe instalim i rrymës të mafjes tip Berishist ,ku shpifja ,vrasja dhe vjedhja nuk ndëshkohen .

    Kush shinë lamën mban përgjegjësi .

  • E di se, sI president, eshte I diskredituar sa me s’ka, Po do te beje pretagonistin kudo qe ti krijohet mundesia, jashte e brenda, ne bjeshke e ne det, kudo qe I vjen edhe era mut, SI ne germadhen e theatrit per te luajtur rolin e tij prej tutori duke dashur keshtu te mbuloje mutin me shurre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *