Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, nga inspektimet në qytetin e Tiranës “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’, ka kostatuar shkelje dhe ka marrë masa administrative për 21 subjekte private dhe ka vendosur gjoba në vlerë totale prej 6 300 000 lekë.
Sipas njoftimit për shtyp nga ky inspektoriat, gjatë muajit janar ISHSH ka kryer mbi 1200 inspektime në Qarkun Tiranë. Gjergji Koja, Kryeinspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor,Tiranë, thekson se se megjithëse ISHSH, është një institucion që ka filluar nga puna vetëm në shtator 2014 aktiviteti i deritanishëm i tij tregon më së miri vendosmërinë e ISHSH për zbatimin e ligjit dhe vendosjen e standarteve të njëjta për të gjithë.
Gjatë kësaj periudhe ISHSH ka inspektuar kushtet e higjenes edhe ne 295 klinika stomatologjike në Qarkun Tiranë prej të cilalave ka konstatuar shkelje të ligjit, në 5 prej tyre.

Mire keta qe e marrin nga goja po punoni mire, po ata me hunde si do i behet rritja e numerit eshte e frikeshme….pastaj humbet arsyeja e therrasin rrofte kallashi.
Te krijohen ambiente per pirje duhani dhe ambiente ku ndalohet duhani se dhe jashte ne te ftohte nuk mund te rrihet dhe nuk ka aresye, se ne vend qe te rregullojme vetullat nxjerrim syte duke i semurur me pahir njerezit qe e pine duhanin
Zoterinj te inspektoriatit.Ne asnje vend te botes nuk trajtohen duhanpiresit si ARMIQ,si po i trajtoni ju.Ne cdo 50 metra shiten cigare,ndersa ata qe e pijne duhet te dalin ne rruge.Idiotesi totale.
Brenda ambienteve duhet te krijohen vende te pershtateshme per duhanpiresit,sidomos ne ambientet private.Me ambientet e shtetit qeveria te beje si te doje.
Egersia pa llogjike e aplikimit te ketij ligji,do rise korupsionin pa diskutim.Ka zera se kreret e inspektoriatit po bejne pare duke lajmeruar pronaret per kontrollet e mundeshme.Rama degjon vetem propaganden dhe mashtrimet e Gjergji Kojes dhe ngrefet para kamerave.
Ligji antiduhan le hapesira spekullimi per Inspektoriatin,te cilet e interpretojne si tu doje qejfi.Edhe per te vene gjoba,per te qene formalisht ne rregull,edhe per te bere PARE per vete.
Pronaret kane filluar tu japin rroga mujore,per ti lajmeruar per kontrollet.
Prandaj zoti K/minister,nga urrejtja qe ke per duhanin,po urren edhe duhanpiresit e gjore dhe po krijon teren per korrupsionin.
Prandaj krijoju vend te pershtatshem ne ambientet e brendeshme,qe edhe ti respektosh,por edhe ti mbyllesh rrugen korupsionit.