Ligji antishpifje, Borchardt e Soreca: Qeveria kujdes, mos cënohet media

DITA Online

“Mbrojtja e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medies kërkon një angazhim të fortë ndaj demokracisë, qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies politike”, deklaroi sot ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, në Forumin IV Vjetor për Zhvillimin e Medies, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë.

OSBE mbështet propozimin për miratimin e ligjit antishpifje, por ambasadori Borchardt paralajmëron qeverinë se ka një vijë të hollë ndarëse mes nismës dhe ekuilibrit të lirisë së shprehjes. Madje ai ka kërkuar që masat ndëshkuese të mos përfshihen në kodin penal.

Pas vizitës në Vienë, kryeministri Edi Rama lajmëroi se paketa antishpifje së shpejti do të depozitohet në Kuvendin e Shqipërisë. Në lidhje me këtë Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt i ka kërkuar qeverisë që të bëjë kujdes pasi nëse nuk ndiqen praktikat ndërkombëtare ky ligj mund të cënojë lirinë e fjalës.

“Nuk ka gjë të keqe që të bëhet diçka në lidhje me shpifjen, por duhet treguar kujdes. Është një vijë e hollë ndarëse e ekuilibrit të lirisë së shprehjes. Duhet të bëhet bazë të praktikave më të mira ndërkombëtare. Nuk duhet sanksionuar në Kod Penal”, tha Borchardt.

Me fjalët e Goerge Orwell, Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca ka zgjedhur të japë një mesazh diplomatik për lirinë e medias pa e hasur drejtpërdrejtë paketën antishpifje të propozuar nga Kryeministi Rama.

“Liria e shtypit nëse ka ndonjë kuptim, kuptimi i saj është për të kundërshtuar dhe kritikuar Këto janë disa aspekte që duhet të jenë të mirë përcaktuara te cdo vend që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së. Ne kemi mbështetur hartimin e një kodi të ri etike dhe në të cilin ka edhe një rregullore për median online duke synuar një version të përditësuar të kodit”, tha Soreca.

Data 21 Nëntor shënon Ditën Botërore të Televizionit e shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996 dhe i ka bërë bashkë për herë të parë, institucionet kryesore të industrisë mediale.

v.l/ Dita

Share This Article
4 Comments
    • Mos degjoni keta liberalet e semure europiane sepse me keto liberalizmat e tyre e ben Europen plehren e botes. Mbushur me mbeturina e botes dhe me krime nderetnike. Ishin pikerisht keta liberalet europiane qe e katandisen Europen ne kete gjendje. Te vjen ndot ta vizitosh sepse nuk shikon tjeter por arabe e zezake. Te duket vetja sikur je ne Afrike ose Arabi. Jo vetem, por me liberalizmat e tyre lane Charlie Hebdon te botoje ato qe botoj dhe ngjalli urrejtjen dhe sulmet qe ndodhen kohet e fundit dhe dhjetra te vdekur neper rruget e Parisit apo gjetke. Genjeshtrat ne media po i lufton edhe Amerika, me ruset qe nderhyne me mediat e tyre mashtruese neper portale te ndryshme, ne zgjedhjet e fundit. Prandaj, ketu nuk behet fjale per lirine e mediave, qe e kane me kilometra dhe jo me pash, por per genjeshtrat e mediave pa fakte. Keta liberalet e dine shume mire qe qeveria ben fjale per genjeshtra dhe mashtrime pa fakte dhe prape bejne komente ‘kujdes me lirine e mediave’. Sikur qeveria nuk e di qe duhet te beje kujdes. Ke ka rrahur apo futur ne burg qeveria e Rames per mashtrime apo genjeshtra nga media? Vetem dobici i Vicidolit ka djegur gazeta si ‘Koha e Jone’, ka burgosur gazetare, madje edhe i ka qelluar me plumba si Muharremin ne 21 Janar dhe atyre qe i ka rrahur dhe hedhur gjysme te vdekur neper kanale. Me Ramen keta gazetare jane bere te gjithe genjeshtare dhe mashtrues deri ne shitje te interesave kombetare, me pagesat qe marrin nga Greqia, qe e pohoj vete ne Parlament, por sigurisht edhe me ciganet serbe qe nuk e pohojne por qe kane shekuj qe punojne kunder Shqiperise dhe shqiptareve.

  • Kur nje pjese e medias e politizuar dhe ne lidhje mafioze cenon interesin publik me te paverteta dhe papergjegjshmeri te plote e rrezikshmeri kriminale , cfare duhet bere zoterinj te Europes, do vazhdoni ti quani media?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *