Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ligji dhe e drejta e jetës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Ligji dhe e drejta e jetës
Analiza

Ligji dhe e drejta e jetës

anazapta
Published April 18, 2013
Share
SHARE

E drejta për të jetuar, konsiderohet si një nga të drejtat më themelore, pasi ajo ju jep start,  jetë dhe materializon të gjitha të drejtat e tjera. Jeta është një vlerë e pa krahasueshme dhe e pa zëvëndësueshme me asnjë vlerë tjetër, sado e shtrenjtë dhe e çmuar që mund të jetë ajo.

Edrejta për të jetuar është një institut i gjerë, në të cilin përfshihen aspekte që kanë të bëjnë me sigurinë globale e kombëtare, shëndetsore, ushqimore, shpirtërore, mjedisore, në punë dhe për punë, rrugore, pasurore, banesore, seksuale, personale, ligjore  etj. Këto aspekte lidhen direkt ose indirekt, jo vetëm me dinjitetin dhe cilësinë e jetës, por edhe me të drejtën për të jetuar.  Subjektet që detyrohen nga ligji  për të garantuar të drejtën për të jetuar janë të shumtë dhe   realizojnë  mbrojtje  të posaçme,  të veçantë, konkrete, apo të përgjithshme. Në krye të  tyre subjekteve qëndron Shteti.  Për këtë qëllim ai  ndërton, institucializon, modernizon dhe monitoron mekanizmat, strukturat kapilare në çdo sektor të jetës, mjetet dhe metodat, kushtet dhe mundësitë për funksionimin efektiv të tyre. Në kuadrin e realizimit të këtij misioni mer përparësi parandalimi i kriminalitetit kundër jetës.  Suksesi i shtetit   nuk nuk mund të matet me nivelin e masave për përballimin e situatave,  apo ngjarjeve kriminale që shoqërohen me  vdekje,  por me reagimin për  parandalimin e tyre në kohë.

Treguesit e parandalimit të këtij kriminaliteti, flasin për përpjekje të konsiderueshme në aspektin e zbatimit të ligjit penal për mbrojtjen e jetës, por evidencojnë  edhe një sërë problematikash. Zbatimi i këtij ligji penal, krahas arritjeve tregon se e drejta për të jetuar, është e kërcënuar dhe e rrezikuar në shumë rrafshe e kryesisht në rrafshin e veprimtarisë kriminale.

Gjatë viteve  2006-2012, janë rregjistruar 719 vrasje, shifër kjo që në realitet është më e lartë për shkak të fenomenit të krimit latent, kamuflimin e vrasjeve me vetëvrasje, vdekje aksidentale apo natyrale, numurin e konsiderueshëm të personave të zhdukur, mos evidencimin e këtij treguesi në rradhët e shqiptarëve në emigracion etj.

Ky grup vdekjesh  që zë  1% të vdekshmërisë në tërësi,  renditet si shkak i katërt, ndër 12 shkaqe të vdekjeve në Shqipëri,  ndërsa  në  Europë, renditet më tepër se sa shkaku i gjashtë. Shifrat e vdekshmërisë, ku vendin kryesor e zënë grupmoshat mbi 65 vjeç kanë  një konstante  të qendrueshme, ndërsa  vrasja, ku viktimat janë kryesisht të  moshave të reja shënon një vektor në ngjitje

Rreth 60% të vrasjeve, janë rrjedhojë e ekzistencës së konflikteve të mëpashme, të njohura dhe pa zgjidhura  ligjërisht, administrativisht dhe paqësisht. Gjakmarrja dhe hakmarrja, realisht më të lartë se ajo e statistikave zyrtare, 5  në vit, si  forma te reagimit primitiv privat, janë evidente, duke sfiduar shtetin.  Qëndrimet politike  në vlerësimin e kësaj dukurie, synojnë   ta zbusin këtë fenomen artificialisht.  Gjakmarrja, jo vetëm që nuk po zhduket, por  po transferohet dhe integrohet bashkë me bartësit e saj edhe në Tiranë,  Europë apo SHBA. Ajo krijon një sere pasojash negative, ndër të cilat  edhe ngujimin. Matjet e këtij fenomeni nga shteti dhe strukturat shoqërore kanë mos përputhje të ndjeshme.  Ngujimi  prek të gjitha të drejtat e tjera të njeriut, edukon fëmijë që detyrohen të bëhen kriminel. Përmirësimet ligjore penale  në funksion të parandalimit të gjakmarrjes, nuk kanë dhënë asnjë ndikim pozitiv. Në vitet  2006-10, për këto krime janë dënuar 8 persona, vetëm 5 për kanosje për gjakmarrje e hakmarrje,  nga të cilët 2 me gjobë.  Rreth 23% e vrasjeve ju përkasin krimeve në familje, motivet më kryesore të  të cilave kanë qënë: tradhëtia bashkëshortore, xhelozia, kushtet e vështira ekonomike dhe të strehimit, çështje të pronësisë, dhuna  etj.   Strukturat e policisë, për mbrojtjen e viktimave në familje, nuk ka dhënë efektivitetin e duhur, pasi një pjesë e  vrasjeve kanë qënë të  paralajmëruara.  Mjeti kryesor i vrasjeve, 65.5%  e rasteve, ka qënë arma e zjarrit, shumica pa leje. Ndërsa mjetet e shpërthimit me telekomandë, kanë hyrë ilegalisht në kufi apo  nëpërmjet kontrabandës.

Motivet kryesore  të këtij krimi, në 51%  të rasteve, kanë  të dobëta: përfitim i pasurisë së paligjshme,  eleminimi i pengesave per nje qellimi amoral apo material, përfitime të pa ligjshme, dëshira për kënaqësi  seksuale,  hierarki në grup,  prirja për të sunduar  etj.

Rreth 60 % të autorëve të vrasjeve,  janë banues, ose me origjinë nga zonat e veriut, pjesa dërmuese me nivel shumë të ulët arsimor e kulturor.

Rreth  109  e viktimave të viteve të fundit, shumica   absolutist te pa fajshme, apo  ideale, kanë qenë femra, 7   minorene, 3 adoleshente dhe 17 të reja, gjë që   nuk përputhet me traditën shqiptare.  Ndërsa  23.1% e tërësisë së viktimave meshkuj  janë minorenë, adoleshentë ose të rinj, në përgjithësi viktima ideale.

Si shkaqe kryesore të vrasjeve  mund të përmendim edhe: ndikimet  negative butkuptimore, eekzistenca e konflikteve,   shtimi i mikromjediseve kriminogjene, ndikimi i botës së krimit, të cilat në realitetin shqiptar gjejnë kushtet e nevojshme për t’u zhvilluar.

Dinamika e tentativave për vrasje është tepër më e lartë se ajo e vrasjeve.  Në përgjithësi ajo  nënvleftësohet, për të ulur artificialisht koefiçentin e vrasjes: nuk ju nënështrohet statistikave të vrasjes, nuk bëhet objekt analize e studimi.  Një pjesë e tentativave përsëriten, për më shumë se dy here, 76  kanë qënë për gjakmarrje e hakmarrje.

72%   e autorëve të  plagosjes së rëndë me dashje kanë qënë me arsim fillor ose 9-vjeçar,  vetëm 1.5% me arsim të lartë; 63% minoren, adoleshentë e  të rinj, grupim ky  i   mundshëm, për tu kthyer në  recidivist edhe në krimin e vrasjes.

Shumica e vdekjeve aksidentale  janë shkaktuar edhe si rezultat i veprimeve  të kundërligjshme, në punë, transport, qarkullim,  mbrojtjes nga zjarri, punimeve nën tokë e  lartësi, objekteve  nën presion jashtë standarteve, depot e punishtet e armatimit të shpërndara pa kriter, pikat e pa numurta të karburanteve, bomblave të gazit të skaduara,  erozion masiv i tokës si rrjedhojë  e shkatërrimit njerëzor të natyrës, ndërtimeve të pasigurta,  pusetave të hapura, plazhe të pa siguruar, kantjere pa siguri teknike, miniera mesjetare,  drejtues makinash të papërgjegjshëm,  rrugë pa sinjalistikë, fëmijë që luajnë mes predhave, familje rome  në qiell të hapur, etj. Në vitet 2001-5 janë evidencuar 734 vdekje  dhe 180 mbytje aksidentale, me koefiçent 5.36 dhe  dhe 1.2. Në vitet 2006-12, kanë ndodhur 1615 vdekje të tilla,me koefiçent7.6.  106 prej viktimave kanë qenë të mitur dhe 91 adoleshentë. 300 minatorë kanë humbur jetën në 10 vjet dhe mbi 20 vetë mbyten çdo vit në plazhe.  Shqipëria renditet ndër vendet që nuk ofrojnë siguri në punë sidomos në sektorin e minierave dhe ndërtimit. 90 %  e aksidenteve në miniera kanë ndodhur  në subjekte të pa licencuara.  Këto  aksidente, mund të cilësohen si vrasje me dashje. Personat përgjegjës të ndëshkuar penalisht janë shumë herë më pak se ai i viktimave.

Vdekjet automobilistike kanë shkallën më të lartë të vdekjeve në grupin e vrasjeve, vetëvrasjeve dhe vdekjeve aksidentale, 12.1. Në vitin 2012, janë evidencuar  2030 aksidente    me rreth 300 të vdekur dhe 2550 të plagosur Përgjegjësit kryesor të kësaj situate dramatike, janë strukturat e projektimit, ndërtimit, mirëmbajtjes dhe kontrollit të rrugëve, qarkullimit rrugor, drejtuesve të mjeteve e automjeteve.

Treguesit e vetëvrasjeve janë relativisht të lartë, 197 në vit, shkalla: 6.5, kurse në vitin 2012 shumë më e lartë, 9.3, që renditet  ndër më të lartat në Europë. Shkalla e vetëvrasjeve të të miturve 1.3 edhe pse ka shënuar përmirësim me të  kaluarën paraqitet ende e lartë, ndërsa ajo e adoleshentëve 4,3 është ende shqetësuese. Problemet për parandalimin e këtij fenomeni janë të shumta: mungon legjislacioni, institucioni dhe strukturat parandaluese, evidencimi i saktë i vetëvrasjeve dhe sidomos vetëvrasjeve që llogaritet rreth pesë here më i lartë se ai i akteve të kryera, mungojnë praktika e rihabilitimit, me një fjalë është një problem i nëpërkëmbur, i pa vlerësuar i lënë në mëshirë të fatit, por edhe i përbuzur, fakt i shprehur publikisht edhe nga drejtues të lartë të shtetit ndërkohë që në Europë, parandalimi i saj konsiderohet prioritet qeveritar, duke u akorduar fonde të konsiderueshme dhe ngritur institucione, organizma e një sere mekaniznmash parandaluese.

 

 

anazapta April 18, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?