Ligji i KLSH-së, Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Nishanit

Bledar Lumani

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi sot dekretin e presidentit Nishani për ligjin e KLSH.

Presidenti kundërshtoi pikën e ligjit për shkarkimin e kreut të KLSH.

Ligji u kthye për rishqyrtim më 23 dhjetor 2014.

Në sqarimin e tij, Nishani shprehte rezervën lidhur me rastet e mbarimit të mandatit dhe të shkarkimit të Kryetarit të KLSH-së.

Presidenti thekson se edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se nuk mund të vendosen në ligj kriteret specifike për mbarimin e mandatit apo shkarkimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit pasi për funksionet kushtetuese të organeve, atë që nuk ka dashur ta bëjë Kushtetuta nuk mund ta bëjë ligji.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *