Ligji i krimit politik me qarkun e Fierit

anazapta

Një rast i freskët, flagrant,  i paprecedent madje vulgar dhe vagabondesk saqë na vë në dilemë se mund të ekzistojë ndonjëherë një shtet ligjor në Shqipëri është rasti i zgjedhjes së Kryetarit të Këshillit të Qarkut Fier. Për ata që nuk kanë dijeni, sqaroj. Aktualisht, në Qarkun e Fierit ka dy Kryetarë të Këshillit, njëri i zgjedhur nga votat e të gjithëve, në vendin e duhur , kohën ligjore dhe sytë e opinionit mediatik  dhe tjetri veç nga vota e kandidatëve të Partisë Demokratike, në një lokal privat, jashtë çdo afati ligjor dhe në sytë e sebebçinjëve të kësaj katrahure.  I pari i zgjedhur sipas ligjit të shkruar dhe i dyti sipas ligjit të xhunglës ku peshku pushtet ha peshkun e vogël, opozitë. Shumëkush ka të gjithë të drejtën, e ligjit dhe të zotit, të di se kush është Kryetari i Këshillit të Qarkut Fier. A e gjen kush ? Askush nuk merr  guximin ta thotë fundin e kësaj barsalete. Nuk e ka guximin askush sepse të parin Kryetar (z. Vangjel Ndreka) e njeh ligji, por që ky ligj  bëhet nga të dytët e krimit që ligjin e fusin në xhep dhe i bëjnë gjëmën, e ndërsa të  dytin (z. Artur Shehu) e njeh një tjetër ligj,  ai i  krimit politik dhe nuk ka shans të mos e njohin të parët sepse mund të shkojnë , jo pak, por në ferr. Prokuroria duhet të ndalë barbarinë ndaj ligjit në Qarkun e Fierit.

 

Letër e nënshkruar: Genc Llakaj, Jurist

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *