Do të zbulohen emrat e pronarëve të kompanive “offshore” në Shqipëri

Ornela

Ministria e Financave po punon për hartimin e një ligji të ri, që synon të krijojë një regjistër i cili do të zbardhë emrat e pronarëve përfitues të kompanive të regjistruara në parajsat fiskale (offshore) me aktivitet në Shqipëri, në linjë dhe me rekomandimet e raportit të fundit të Moneyval, mekanizmi i Komisionit Europian, që bën vlerësimin për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Sipas Monitor, fillimisht u mendua që ky regjistër të krijohej brenda kuadrit ligjor mbi të cilin funksionon Qendra Kombëtare e Biznesit, por më pas u pa e nevojshme që të punohej për hartimin e një ligji të veçantë për të cilin po merret dhe asistencë ndërkombëtare.

Një nismë e ngjashme është zbatuar në vitin 2018 edhe nga Serbia.

Ligji synon krijimin e një regjistri që do të listojë pronarët përfitues të kompanive të regjistrura offshore, të cilët zotërojnë mbi 25% të kapitalit fillimisht dhe më pas, kufiri mund të ulet në 10%.

Pronësia do të jetë publike, e aksesueshme përmes internetit, ashtu siç është sot për kompanitë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku cilido mund të hyjë në ekstraktin e një subjekti dhe të shikojë të gjitha të dhënat mbi këtë subjekt, nga data e krijimit, vendimet e ndryshme dhe deri tek bilancet financiare.

Ky regjistër do të bëjë transparencë dhe mbi origjinën e llogarive bankare, por ky informacion do të jetë konfidencial dhe i aksesueshëm vetëm nga disa institucione.

Kjo nismë synon të bëjë transparencë mbi kompanitë e regjistruara në parajsat fiskale, me pronësi të panjohur, të cilat kanë shkaktuar debate të shumta vitet e fundit.

Shumë sipërmarrje të regjistruara në këto parajsa, kryesisht në ishujt Cayman kanë fituar koncesione dhe administrojnë burimet e naftës në vend. Debati më i fundit lidhej me DH Albania, që fitoi një pjesë të tenderit për unazën e madhe, tender që u anulua kur rezultoi se kompania kishte falsifikuar dokumentet.

Shoqatat e biznesit kanë kërkuar që të sanksionohet me ligj që kompanitë offshore të mos lejohen të marrin pjesë në tendera.

o.j/dita

 

Share This Article
4 Comments
    • Perseri reference nga Serbia,ramaviceit.vellai i tyre shpirtëror. Protesto dhe vetem protesto deri ne largimi e ramavicerve me sozi nga te tre pushtetet, qe diten “grinden”naten,bile dhe ne ditet me diell kanë filluar te mashtrojnë e shqyejnë prene e rradhës,pra popullin,me ppp dhe kompani mafioze koncesionare.,Protesto,Shqiperia do te behet shume me e mire,,me e shendeteshme dhe me sigurtë pa to,pa këto djaj me fytyrë njeriu qe derdhi lot krokodili per te mashtruar e shqyer popullin, e ATDHEUN. PROTESTO.protesta ne mbrojtje te vlerave njerëzore eshtë ushqim BIO per POUPULLIN.

  • Vertete do te arrihet te zbulohen “offshoret” : zenet e pollot,etj.etj. qe kane depozituar parate neper bote ??
    Nuk e besoj, ashtu si miliona shqiptare te tjere si une.
    Keta “xhorxhprofesionistet” dine edhe te vjedhin por
    njekohesisht dine edhe te fshehin…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *