Ligji i ri i Kadastrës: Nuk regjistrohen më pronat “me gjyq fakti”

Nela

Ligji i ri i Kadastrës nuk lejon regjistrimin e asnjë sipërfaqe toke të fituar përmes gjyqeve të faktit pas vitit 1994.

Në nenin 46 të ligjit parashikohet se vendimi gjyqësor, që vërteton faktin juridik të pronësisë, i miratuar pas datës 1.11.1994, nuk regjistrohet.  Në rast se nuk  plotësohen kushtet e sipërpërmendura, Drejtoria e Përgjithshme, me vendim të arsyetuar, vendos refuzimin e kërkesës për regjistrim.

Gjyqet e faktit kanë qenë për vite një mundësi për të përfituar toka duke u bazuar te dëshmitë e pronarëve kufitarë që vërtetonin se përpara gjykatës se toka i përkiste një pronari të caktuar.

Mjaftonte dëshmia e disa prej pronarëve kufitarë të një sipërfaqe të caktuar për të bindur trupën gjykuese që ajo sipërfaqe i takonte pretenduesit.  Vendimi i gjykatës së faktit (shkalla e parë) shërbente për të përfituar pronësisë mbi atë tokë në institucionet përkatëse.

Kjo mënyrë përfitimi e pronësisë mbi një sipërfaqe është përdorur jo rrallë për korrupsion me pronat.

n.s. / dita

Share This Article
13 Comments
  • Ky ligji i ri i kadastres eshte korrupsion akoma me i madh.
    Me kete ligj te ri Ripjellesat ia kaluan edhe Berishes me banden e tij ne masakrimin e prones se ligjeshme.
    Sala e nisi, Rama e bitisi.
    Ashtu sic bene dhe me ndryshimet e kushtetutes ne 2008 qe po ia shohim sherrin tani, po kjo dyshe qe jane partnere ne korrupsin, krim dhe kondrabande bitisen edhe me tej ne gremine pronat legjitime.
    Meta nese nuk eshte pjese e bandes nuk duhet ta firmosur kete ligj antikombetar.
    Berisha-Rama me kete ligj e kane damkosur veten si antikombetar.

  • Gjyqet e faktit o Jak Bostoniani ishin nje nga shume turpet dhe masakrat kadastrale qe beri Saleh Brekeskisha. Rama duhet pershendetur qe e ka abroguar kete vjedhje te hapur qe u behej pronareve. Ndoshta me shpejt duhej bere. Por me mire vone se kurre.Tung

    • Po te ishte i zoti or taj le ta abrogonte qe nga 1991 kur filloi loja e madhe. 1992 deri 1994 u bene gjithe pislliqet e medha me vendime gjyqesore te faktit. Keto qe nxjerrin tani jane shashka elektorale qe kane 10 dite qe filluan e qe po na çajne trapin sikur po bejne namin me kompensime e me rregullime leshi

  • Nje turp i rradhes se jashteqitjes shqiptare ne politikat sunduese te Tiranes zyrtare.Askush nuk ka te drejten te cfuqizoje nje vendim gjykate pa nje vendim gjygjsore te mbeshtetur ne fakte e prova te gjalla.Ky ligje verteton katerciperisht se ramavicerve po i shkurtohen diten ne krie te tre pushteteve te binjakezuar m djallin.Besoni,denonconi dhe mos u beni pale ne bangen e Drejtesise me djajt me fytyre njeriu,qe nuke kane te ndalur ne ligesisi,qe SOVRANI, SHBA, BE e Ligji dhe Zoti t’u meshirojne.

  • Po shtepite qe Salihu, Rama e Meta kane ndertu ne Surrel e te Gjiri i Lalezit a jane brenda kushtetutes?!
    Keto tokat ku keta te mesipermit ndertuan shtepi miliona euroshe, i paten trashegim?! A paten Certifikate Pronesie?! A respektuan rregullat per ndertim?!

  • Shum mire keni ba, me nje fjal jane vjedhur prona, ska pas Shtet, ka ken rrampalle, deri tash, po ka ardhur ora e ndyshimit per Shqiptaret.

  • .
    E vertete eshte qe jane regjistruar prona me vendime gjyqesore, kur ne kodin civil rrjeshti i fundit i ketij neni e ka te ndaluar qysh ne 29.07.1994 me miratimin e tij. Mjafton ky veprim i hipotekave qe te behen nul te gjitha regjistrimeet dhe te gjithe ata qe kane firmosur te merren ne gjykim.
    Kodi Civil Viti 2014
    Neni 193
    Duhet të regjistrohen në regjistrin e pasurive të paluajtshme: a) kontratat për kalimin e pronësisë së sendeve të paluajtshme dhe aktet për pjestimin vullnetar të tyre; b) kontratat me të cilat krijohen, njihen, ndryshohen ose pushojnë të drejta pronësie mbi sendet e paluajtshme, të drejta uzufrukti, përdorimi e bujtjeje, emfiteoze e servituti e të drejta të tjera reale; c) aktet me të cilat hiqet dorë nga të drejta pasurore të mësipërme; ç) vendimet e gjykatave me të cilat njihet cilësia e trashëgimtarit dhe fitohet pasuria e trashëguar; d) aktet me të cilat krijohet një shoqëri ose një subjekt tjetër i së drejtës që ka në pronësi pasuri të paluajtshme ose gëzon të drejta të tjera reale mbi to; dh) vendimet e gjykatave ose organeve kompetente shtetërore që përkatësisht përmbajnë fitimin ose njohjen e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, pjestimin e pasurive të paluajtshme ose që deklarojnë të pavlefshme veprimet juridike për kalimin e pronësisë të regjistruar më parë rregullisht, si dhe aktet e përmbarimit gjyqësor për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme ose shitjen në ankant të tyre.
    Vërtetimi gjyqësor i faktit të pronësisë nuk regjistrohet.

  • Nuk po zgjatem ne poshtersit shteterore per pronen e trasheguar. Dua tu them pse tani hiqet gjyqi. Nuk ka me as toka dhe pronar te ligjshem. Strukturat shteterore dhe hajdute e gjyqeve te politizuar nuk kan me cte perfitojene. I gjati nxorri nje ligji qe merr nga prona 20% te probes ne lek dhe tjetren atje ku hane lende dhit e egra. Me ligjin e pare te gjithe pinjollet e Pd u shperblyen 100%. Sic tha Luli sot:Protestuesit i dua me emra se do ti shperblej kur te vi ne pushtet. Kjo poshtersit me keta mashtruesa nuk ka te sosur. Debilat e qorrat qe kan zaptuar me force tokat e te tjerve vrapojnembas kriminelve politike per te pervetsuar prona toke. Kur I bejne te tyret ndertojne kotece dhe I legalizojne. Me pas vjen Luli K/Ministrit dhe me projekte zhvillimi ua prish. Hajduti I me kete skem politike behet i ndershem dhe kompesohet ose me para ose me shtepi lloksoze me parat e taksa paguesit. Cti thuash popullit. Ha pak mu… nga Luli e dil ne protest te fitosh me shume.
    Une e kam stakuar se cfare pasurise me lane prinderit. Qe ti legalizoja kam paguar nen e mbi dore 6 miljon. Me ligjin e te gjatit me jepet 1.5miljon dhe toke malin e Gjirokastres qe zdi se ku bie.
    Sa here degjoje nga keto premtime mallkoj veten per fatin qe me dhane kriminelet e demokracise.

  • Reformini i drejtesise ,SPAK , do rregulloje nje here here e pergjithmone ceshtjen e pronave , prandaj po e ben perendimi Amerika dhe Gjermania me dhune kete reforme . Nga katovicaret e pardesyve te bardha mos prisni as edhe nje gje . I kane vjedhur per vehten e tyre sidomos trojet e bregdetit me leverdi . Kane gjetur Z .Manet e soj e sorollop me 1 euro m2 ,per interesat e tyre . Pashallaret qe kane 28 vite qe shkelin e perdhunojne kushtetuten nenin 181 te saj ,kujtuan se u be deti kos e u derdh vai nlakna . Jane gjetur te papregatitur , tani ka konfiksim te trojeve te vjedhura dhe denime heqje lirie simbas ligjit . Kete e ka thene me urdher te prere , disa here BE eshte nje nga 5 pikat e saj ,detyre shtepie qeverive anti zhvillim e kondra prone te zagareve te kuq . . E kam thene perhere prona do shkoj tek i zoti e pike….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *