Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, raportoii sot në Komisionin e Ligjeve për projektligjin e Shërbimit e Kontrollit të Brendshëm.
Tahiri ka deklaruar “se kemi referuar në prokurori 154 ish-efektive te policise, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe të përfshirë në afera kriminale. Do të kontribuojë në ruajtjen e standardeve të punës së punonjësve të policisë”.
Përsa i përket Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, i cili do të ndryshojë emërtimin në Shërbim të Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme, është shprehur se “ka ikur koha kur SHKB përdorej si kamzhik politik nga eprorët”.
Tahiri ka deklaruar gjithshtu “se me ligjin për SHKB do të vëmë në qendër ankesat e qytetarëve dhe në llogaridhënien e efektivëve të policisë. Ligji parashikon mbikqyrje të jashtme për policinë, nuk ka më policë që mbikqyrin policët. Në dy vjet reformim të SHKB nuk do të ketë më lidhje mes saj dhe karrierës në polici, por mbi bazën e rekomandimeve të çështjeve të brendshme policia është e detyruar të marrë masa”.
Sipas Tahirit, “ligji i ri do të kontrollojë edhe Gardën edhe performancën e saj, gjithashtu do të hetojë edhe pasuritë e pajustifikueshme të efektivëve të policisë, sepse sfida e Ministrisë së Brendshme është lufta kundër korrupsionit dhe të këpusim lidhjet e krimit me Policinë e Shtetit.”
Ndërsa Ermonela Felaj ka deklaruar se “Deri sot SHKB nuk ka përmbushur misionin e saj dhe se ka pasur efikasitet të dobët”. / ORA
Sipas meje nje nder menyrat me te thjeshta per luften ndaj korrupsionit eshte kontrolli dhe verifikimi i deklarimit te pasurise ….Prandaj Berisha dhe Nishani ngulin kembe te mbajne kete organizem ; nga ana tjeter emrimi i ish kryeinspektorit Llalla si kryeprokuror eshte nje garanci me shume per ata se nuk do japin ndonjehere llogari per pasurite qe zoterojne….!
keto me duket masa shume te mira te marra nga zoti tahiri, me ne fund po vihet pak rregull ne polici
i ke rene pikes sinan! do shtoja edhe qe c`do institucion duhet te kete orgonizma controlli te brendshem per mbarevajtjen. problemi qe duhet pare imtesisht eshte kontrolli i organit te kontrollit!!! ide e mire do ishte bazimi ne eksperienca te vendeve te tjera dhe paresore eksperienza qe buron nga elemente antikomb si berisha&co. dashuria per kombin duhet te jete elementi qe koha kerkon!
Bravo per kete nisme dhe do te me pelqente qe te behej nje ligj nepermjet te cilit te detyrohej cdo shtetas shqiptar qe te bente nje deklarim te pasurise te luajtshme dhe te paluajtshme dhe te deklaronte gjithshtu edhe burimin e saj se po na dalin mesues me 500 mije leke rroge me nga 2 tre shtepi e mjeke me 700 mije leke me jaguar per te mos folur pastaj per gjykatese, prokurore e persona qe jane ngjyer e lyer me tendera. Ne rast se dikush nuk e justifikon pasurine, ajo pjese e pasurise ti konfiskohet ndoshta jo e tera por 70% per shembull ose nje perqindje tjeter dhe keshtu keto para mund te ishin nje ndihme e madhe per shtetin te rrite pensionet dhe ndihmat per njerezit ne nevoje. Njefare drejtesie sociale do te ishte e realizueshme. Eshte gati e pamundur te realizohet por kjo shkendije e pare mund te sherbeje si pikenisje.
Kapeni demin nga brirët jo nga bishti.Fillojeni nga kryeministrat,ministrat e pastaj shkoni tek policët
Ju lumte z minister ,,…eshte evetmja menyre per te kapur rrenjet ekrimit dhe korupsionit …si dhe per te forcuar shtetin …..Te behet deklarimi i pasurise qe nga invalidi …..deri te kryeministri ……………………Gjerat jan ete thjeshta …mos i nderlikoni ………………..Verifikim ,,,dhe sekuestrim te pasurive te pajustifikuara ……………Dhe ata qe kane biznese …sepse pas shume bizneseve fshihen thaset me droge …..dhe vajza te prostituara ………………Thjasht ,shyume thjesht ……………….Sa te ardhura ka derdhur ne shtet ?? sa eshte pasuria vjetore ? sa vjet ka qe punon???? Cfare pasurie disponon ??? Kaq thjeshte jane gjerat ……………Po u ndoq kjo ruge ……….del vete perfundimi ………………..
Kontrolli i pasurive eshte mjaft efikas, por aktualisht me keto struktura qe ka shteti shqiptar perseri do behet i njejti avaz. Pra ligji eshte i mire , por mungon gjithca ,garancia ligjore, kultura, njeriu , infrastruktura , nje person qe kerkon te zbatoj ligjin ne shqiperi thjesht stonon, dhe gjithe e shohin me syrin, po ky idioti cfare po ben, pra nese dikush do bej nje pune per kontrollin e pasurive, me nje avokat te zot, mbaron pune edhe ne prokurori dhe gjykate.Pra ne shqiperi ndodh thjesht nje transferim paraje, nga i krimineli apo zyrtari korruptuar, tek prokurori apo gjykatesi, eshte totalisht keshtu edhe po qe se nuk i pelqen ndonjerit, keshtu eshte edhe ne mes dites me diell keshtu ndodh,,,,