Suedia ka miratuar një ligj të ri, sipas të cilit seksi jokonsensual konsiderohet tashmë përdhunim, edhe nëse nuk shoqërohet me kërcënime apo me ushtrim force.
Legjislacioni i ri, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 korrik, thotë se një person duhet të japë konsensusin e qartë, verbal apo fizik. Prokurorëve nuk do t’iu duhet më të provojnë ushtrimin e dhunës, apo nëse viktima e abuzimit është në situatë të pambrojtur, në mënyrë që të hetojnë apo ngrejnë akuza për përdhunim.
Aktivistët kanë brohoritur ndryshimin, por kritikët thonë se ligji gjithsesi nuk do të shtojë numrin e dënimeve për përdhunim.
Me ligjin e ri, të miratuar në Parlament me 257 vota pro dhe 38 kundër, Suedia iu bashkohet vendeve të tjera europiane si Britania e Madhe dhe Gjermania, ku seksi jokonsensual konsiderohet përdhunim.
Sipas ligjit, mungesa e dhënies së konsensusit është e mjaftueshme për të konstituuar një krim. Në momentin e propozimit të këtij legjislacioni, qeveria tha se ai duhet të bazohet ekzaktësisht në faktin që “seksi duhet të jetë vullnetar”.
Teksti i ligjit të miratuar ndalet shkurtimisht se shprehja e pëlqimit nuk është kusht për kryerjen e marrëdhënieve seksuale, por thekson se pasiviteti nuk nënkupton miratimin për të kryer seks.
“Nëse një person dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale me dikë që mbetet inaktiv, apo jep sinjale të paqarta, ai ose ajo duhet të zbulojë nëse personi tjetër dëshiron vërtet të avancojë më tej”.
Bazuar mbi ligjin e vjetër, prokurorëve iu duhej të provonin se agresori kishte ushtruar dhunë, ose se viktima ishte shfrytëzuar në gjendje të pambrojtur, si për shembull nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të mund të akuzonin dikë për përdhunim.
Ligji prezanton gjithashtu dy shkelje të reja: përdhunim neglizhent dhe abuzim seksual neglizhent, që dënohen me maksimumin 4 vite burgim. “Aspekti neglizhent fokusohet në faktin se një nga palët nuk merr pjesë vullnetarisht”, tha qeveria, duke shtuar se ky ligj do të sjellë si pasojë dënimin e më shumë njerëzve për abuzime seksuale.
o.j/dita

dmth; cdo maredhenje seksuale, eshte e lire, pa perdorimin e dhunes . shqiptaret, jane “myslimane” dhe demostrojne liri seksuale, pa kufizim, nepermjet can-eve and co, pa u miratuar asnje ligj e koment . keshtu qe s’ka me …kurveri . ps. le pastaj, kur tv klan, ka trasmetuar porno ne mes te dites, pa filluar mire aktivitetin . duhen tredhur e zhdukur, por …eshte teper vone .
ndoshta do të ishte më mirë të bëhej në tip kontrate dhe ajo të mbahet bashkë me kllufat në xhep!!për të dy palët njëlloj!!
para se të bësh seks,i kërkon perrsonit të firmosë dhe më pas vazhdon punën!!
ka disa probleme të vogla më pas!!
e para sa kohë duhet ruajtur kontrata për të qënë i sigurt??deri në dhjet vjet??
e dyta në rast se e humb këtë kontratë si i bëhet që të vërtetosh se tjtra ose tjetri nuk është “përdhunuar”??
e treta,pa këtë tip kontrate,nëse personi pas një farë kohe thotë se unë nuk desha,pra nuk isha 100 % i bindur për të bërë seks.si do të bëhet??
dmth që nga ky moment,kur përdhunim quhet dhe kur nuk ushtrohet dhunë psiqike dhe fizike,atëherë çdo mashkull mund të thotë se femra më ka përdhunuar!!
mjaftoka të thuash se mua nuk më ishte ngritur tamam por ajo ma ngriti me zorr!!
mua më duket një budallallëk!!
askush nuk mund të vërtetojë se kur ka kryer seks ka qënë me dëshirë të plotë ose me gjysë dëshire!!
pa dhunë fizike,pa dhunë psiqike,pa qënje në gjëndje papërgjegjshmërie mendore,nuk kemi të bëjmë me përdhunim!!
Sidoqoftë kontrata duhet noterizuar, përndryshe nuk ka vlerë.
plotësisht e drejtë,gano!
Te bej nje pyetje per seksin ne shqip si thone sex? Dhe po sikur te jete dakort femra per sex , ta bejne ate dhe pastaj te ankohet qe ai ja beri pa dashjen e saj, kush e verteton? Ata jane vetem ne krevat. Kush do besohet? apo do vendosen kamera sigurie kudo?
tek rrastet e përdhunimeve deri tashti kemi pasur shumicën dërrmuese seksin femër si objekt përdhunimi!
POR sipas këtij ligji mund të jetë dhe mashkulli!!
mjafton të thotë nuk kam bërë seks me dëshirën time!!
dhe femra përfundon në burg 4 vjet!!
mesa duket është një kundërballancë,është me të “futme” ky ligj!!ju jep të drejtën meshkujve për të denoncuar gratë!!
” “Aspekti neglizhent fokusohet në faktin se një nga palët nuk merr pjesë vullnetarisht””
kush do ta vërtetonte një gjë të tillë??nëse personi që nuk do të marrë “pjes vullnetarisht”,mjafton të thotë se nuk dua dhe mbaron puna!që nga ai moment fillon përdhunimi,por jo kur e fillon “pa qejf”dhe përfundon me ulërima!!
ka shumë mundësi që pas ndonjë dekade të përfundosh në burg për arsyen se nuk ke pasur orgazëm gjat mardhënjes seksuale!!