Ligji i ri në vjeshtë, bashkive u hiqet administrimi i bregdetit

J L

Administrimi i vijës bregdetare nuk do të bëhet më nga bashkitë, por nga shteti.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” njofton se në shtator do të kalojë ligji i ri në Kuvend, që u heq bashkive administrimin e bregdetit.

“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund. Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton. Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.

Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve. Zero Tolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim” shkruan Rama.

j.l./ dita

Share This Article
20 Comments
  • Përfundimisht Kryeministri ka kaluar në fazën e ‘megalomanisë’ ! Nuk ka shpjegim tjetër kjo lëvizje. Kryeministrit tonë ka filluar t’i duket vetja, më i zgjuari, më i dituri, më i zoti se gjithë të tjerët. Vetëm ky ka drejtë, vetëm ky di të administrojë, vetëm ky duhet të marr vendime, të tjerët janë thjeshtë për të vërejtur e admiruar “madhështinë” e mençurisë së Tij. Ky është ‘Mbretëresha e bletëve’ e të tjerët janë ‘bletë punëtore’ që duhet vetëm të binden, të punojnë e të përkujdesen për mirëqënien e ‘LartëMadhërisë së Saj’.
    Çfarë turpi të jesh Kryetar Bashkie sot ! Të quhesh i paaftë, rrumpallaxhi e zyrtaruc nga vet Kryeministri që para një muaji të të besoi administrimin e Bashkisë. Po qytetarët çfarë duhet të mendojnë tani për kryetarët e bashkive kur as Kryetari i Partisë që i zgjodhi nuk beson në integritetin, në vendimmarrjen e në pastërtinë e figurës së tyre ?
    Çfarë trishtimi…

    • Oj nene, oj nene c’me gjeti mua te shkretin… O bo boo c’i ka gjetur PUSH(T)UESIT mor aman.

      O le lee CIFLIGU.

      O bo boo po ma marrrin prej duarsh BASHKITE.

      Jo per gje po te gjithe KRYETHARET tashme jane RILINDJOTAS. Eh ta dini ju se sa TE PANGOPUR qe jane.

      Nxitoni JENICERET e mi te mrekullueshem. Te gjithe pas meje tua RREMBEJME nga duart PRONAT qelbesirave dhe t’ua rikthejme… POPUDHIT.

      Hahaha… Keta jane tamam RROTA.

      Can you help me please, se mezi po e mbaj te qeshuren..

      • Kete ligj e beri shume mire , por ta kishte bere me pare,

        Megjithse me mire vone se kurre.

        Se u mbyllen plazhet nga rugecet, qe I privatizuan me force dhe nuk lejonin njerezit te benin plazh

        Per kete ,ligj Bravo Rama !

  • NJE LIGJ PAS PILAFIT

    Po pse bashkite vendore deri tani me koke te vet si Mehmet Poliagjenti kane vepruar?

    Po Edvini sikur deklaroi qe nuk kishte leka fare per riparimin dhe restaurimin e Teatrit Kombetar, qe eshte nje “palo gje” po te krahasonim shpenzimet per mirembajtjen e vijes bregdetare nga Shkodra ne Sarande me hotele, shezllonge dhe lokale ne rere dhe ne pista ne det, per turista vendore, kosovare dhe te huaj qe do te shellehen dhe kenaqen badiava ne Parajsen Detare te Edvin Enveristit si ne Kohen e Qepes te kabinave te Partise se Punes.

    prandaj:

    QYSH KESHTU?

    Edvini po heq dre nga PPP – te e tij dhe po syrgjynos Bashkim Ulajt e tij?

  • Si shume shpejt u kujtove zoti K/M apo zotrote I fut nga nji battue “rrumb-palle”dhe kusuret I heq populli ,zoteria jote ke mandatin e dyte qe po drejton detyren e K/M pse nuk e bere qysh ne fillim kete?Apo shkoni me moton keshtu e gjeta dhe mbushni xhepat tuaj ne fillim ,se me mbrapa mendon “Perendia”.

  • vendim i drejte ne dukje
    i lihet kohes te provoje nese ligja sherbeu popullit apo interesit biznesit

  • Me duket se ka filluar t’i dali gjumi dhe te kuptoje. U bene 2 vendime te mira dhe te dobishme. Emerimi i nje filologu me pervoje si drejtor i Bibliotekes Kombetare dhe “çlirimi” i plazheve. Ky duhet ta dije dhe ta kuptoje se Shqiperia qeveriset vetem me dore te forte. Prandaj duhen zgjedhur me kujdes njerezit ne krye te puneve. Te sprovuar ne aftesi, ndershmeri dhe perkushtim. Jo merr çupelina dhe djelmosha nga rruga dhe beji kryebashkiake, drejtore e ministra si deri me sot!

    • Tamam ashtu dhe njashtu sic qeverisi Enveri me dore te forte me tollona dhe bunkere dhe baraka e kabina plazhi per proletare kokplare qe Shteti i niste sklleverit e tij me planifikim ne plazh me tenxhera dhe kusi dhe me nje lukuni sigurimsash nga pas qe te mos arratiseshin nga plazhi socialist me not si delfine me yshje nga Armiku i Kllases, vegel e Imperializmit i lig dhe smirzi.

      • Rrote trapi. Tollonat ishin ne kohen e Ramizit. Enverit t’i hash mune o kokshpulle. Plazhet ne kohen e Enverit vinin era karafil. Shko tani t’ja ndjesh eren e mutit 20 km larg.

        • Kamarieri pa bakshish i Tajvanit:

          Talloni i famshem. Ja si ushqeheshin shqiptaret ne komunizem:

          Permbledhje nga: intelektuali

          “Kjo cope e vogel letre ka qene per 10 vjet rresht ushqimi i perjavshem i shqiptareve, gjeja me e rendesishme ne kuzhinen e tyre te varfer. Ne vitin 1981 si pasoje e paaftesise per te furnizuar tregun me ushqimet e nevojshme, qeveria komuniste aplikoi nje skeme racionimi, qe e kishte provuar edhe pas luftes me triskat disa here ne 1945-1946 dhe ne vitin 1956 kur refuzoi ndihmen amerikane. Skema quhej: Talloni. Ajo ishte nje cope leter qe te lejonte cdo jave, ne diten e caktuar te merrje furnizimin me mish, sallam dhe gjalp. Talloni ishte nje per familje, pavaresisht se sa e madhe dhe nga sa pjesetare perbehej familja. Cdo familje merrte 1 here ne jave mish sipas kesaj skeme: javen e pare te muajit 1 kg mish derri i ngrire dhe 2 pako gjalp nga 100 gr secila. Javen e dyte, 1/2 Kg mish te grire dhe 1/2 kg sallam plus 2 pakot 100 gr me gjalp. Javen e trete nje pule e ngrire hungareze thuajse 1 kg plus dy pakot e gjalpit. Javen e fundit, varesisht mundesive perseritej nje nga 3 zgjedhjet e mesiperme. Tallonat jepeshin ne keshillin e lagjes dhe ishin me vule. Talloni nuk tjetersohej, nuk i jepej dot dikujt tjeter dhe nese te humbiste nuk zevendesohej. Talloni doli nga perdorimi ne vitin 1991.”

  • Te gjithe keta qe shajne tani e nga mot Ramen bejne sikur harrojne se kush e solli gjenden ne kete fare feje! Kush e shiti Shqiperine per 1 euro, kush i ¢oi per skrap mbi 400 uzina, fabrika, kombi ate dhe ndermarrje qe mbanin me buke nje popull te tere. Kush mbolli rremetin, rremujen, rrumpallen dhe rrokopujen ne kete vend! Tani i duan te gjitha nga Rama dhe shpejt e shpejt bile, se nuk pret puna! Te semureve mendore dhe militanteve iu shtua sot edhe rakitiku Bujar Nishani. Sipas tij, venia dore te plazhet publike do te thote se Rama po vjedh! Ec e merru me keto funderrina.

    • Mut i biri mut i jati,mut dhe ai qe beri te jatin.
      nga eresira ne driten e rilindjes,jane te rralla speciet qe shikojne vetem bardh e zi,nder to hyn edhe shqipetari

    • O karatrakti i o servil muzhik i pushtetit, ato uzinat e enverit dilni deficit dhe ekonomia ishte deshtim i plote aq sa filloi uria e tollonave.
      Cfare na derdellit ketu si gomari ne kuvend per bunkeret dhe kazermat e enver loqes

  • Nje ligj i drejte dhe i vonuar.
    Ku e gjeten te drejten per te menaxhuar reren ne cdo rast hotelet.
    Hoteli, nuk ka lidhje me reren, por nje pronar hoteli, mund te menaxhoje dhe nje pjese te reres ne se nxjerre nje licence tjeter per reren.
    Ai qe nxjerre licence per te menaxhuar privatisht reren, nuk duhet te menaxhoje me shume se 30% te gjeresise se reres ne rast se eshte dhe pronar i nje hoteli prane reres, dhe jo me shume se 5o% te gjeresise ne rast se menaxhon vetem reren,
    Pjesa tjeter e reres i takon popullit, por edhe ne kete rast, qytetaret duhet te paguajne nje takse te vogel ku shteti duhet te siguroje disa kushte, si uje per tu shplare, pastrimin e reres etj

    • Shume e drejte. Pseudopronaret e hoteleve kane zabtuar cod pelelmebe rere dhe nuk lejojen as te eprdoresh shezllonet me pagese se gjoja I kane per pushuesit. Vetem ketu tek ne zabtohen plazhet ne menyre te tille.

  • Si me teatrin do me fale cdo gje klienteve te tij se linda nga St kitts and Nevis ka nevoje per pare! Projektet jane gati ! Duhet vetem te vendose ky per miqte e tij e ko komunat per miqte e tyre!
    Po mbasi kemi nje popull dele, le te sundoje bariu i keq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *