Ligji i ri, pagat e ambasadorëve rriten me 25%, trajtim edhe për bashkëshortet

Dita

Shumë shpejt qeveria pritet që të miratojë ligjin e ri të shërbimit diplomatik, në të cilin parashikohet rritja e pagave të ambasadorëve me rreth 20-25 për qind si dhe trajtim financiar për bashkëshortët, gjë që aktualisht nuk është e përfshirë.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm u shpreh se  qeveria do të miratojë një ligj të ri.

“Ka përfunduar ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm. Shumë shpejt do e sjellim këtu dhe kemi parashikuar një trajtim të ndryshëm financiar për familjen, pra trajtim financiar për bashkëshortet. Rritja e pagës do të jetë 20-25%. Në këtë mënyrë do jetë një premtim i mbajtur për diplomatët”, u shpreh Qirjako.

Sipas tij paga e ambasadorit do të përcaktohet përmes tre komponentëve që janë volumi i punës në atë ambasadë, paga që merr aktualisht dhe niveli i jetesës në vendin ku shërben.

Share This Article
4 Comments
  • E nderuara DITA c’e keni kete ‘Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin’!!!!!!!!!! Me mire mbylleni fare rubriken e komenteve se te lini keto mesazhe klishe ofenduese per lexuesin

  • Po edhe Josefina dhenderrin dhe vajzen e sorrollopin familjar trajtonte ne ambasada. Babai,djali nusia,dashnoria etj. Ky lajm nuk ka ndonje gje te re. Vetem shtesa prej 25 % behet me ligj. Te tjerat nuk thuhen.

  • Brravo qeverise qe kujdeset per mireqenien e popullit ambasador,per jeten e tyre sa me
    dinjitoze.Mir e bejn qe kujdesen edhe per bashkshortet qe mos te blejn mo rroba te perdorura ke gabi amerikon,por firmato,se ngelen tu i bo konkurence grate e emigranteve dhe kjo eshte turp per shtetin.I kishte dal kot nomi qe thuhej se bon pall si ambasador,sidomos kto tonet qe
    lon nom me corape dhe breke me arna.

  • Mos harroni dhe për Fasonët, vendosjani 1 kusht për pagen maximale të puntorëve: jo më shumë se 15 000 lekë të reja, sepse punojnë shumë pak (12 ore ne dite).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *