Ligjvënësi shqiptar përjashton nga detyrimet atë shtresë të shoqërisë që falë mundësisë ekonomike mundet të ndërrojë çdo 3 vjet automjetin e tij duke mos paguar kurrë taksë.
Ligji i ri në ndryshim të ligjit Nr.10 458, datë 21.7.2011që u propozua nga Ministria e Financave ndonëse përgjysmon për qëllime elektorale koeficientin e taksës vazhdon edhe këtë radhë të ketë një diskriminim ekonomik midis shtresave të shoqërisë.
Formula e përllogaritjes ka një karakter progresiv në funksion të vjetërsisë se automjetit. Pra, taksa e të njëjtit automjet ndryshon në rritje nga viti në vit (asnjë vend i B.E. nuk ka një taksë të tillë). Efektet e taksës jane proporcionalisht në rritje në kurriz të asaj shtrese të shoqërisë që jo për mungesë dëshire por për pamundësi ekonomike ka në pronësi një automjet të përdorur. Ndodh e kundërta me atë shtresë të shoqërisë që falë mundësisë ekonomike e kanë mundësinë të konsumojnë automjete të reja ose jo më të vjetra se 4 vjet, duke i përjashtuar fare nga taksimi. Ky ligj krijon një parajsë fiskale në këtë segment për një pakicë dhe është antikushtetues pasi cenon fort principet bazë të ekonomisë së taksave përsa i përket barazisë vertikale të tatimpaguesve.
Ligji është shumë i vakët pasi nuk klasifikon madje as automjetet luksoze mjaft të shtrenjta të cilat për hir të kriterit nga 0 deri në 3 vjet nga data e prodhimit përjashtohen nga taksa. Automjetet luksoze në vendet e B.E. janë baza kryesore ku taksimi i tyre është tepër i fortë dhe i përshkallëzuar sepse ligjvënësi vepron mbi parimin kush shpenzon më shumë paguan më shumë. Për shembull në sistemin italian, ligjvënësi ka dashur t’i klasifikojë automjetet në bazë të potencës së deklaruar nga prodhuesi të shprehur në KW dhe mbi këtë parametër të përllogarisë taksën. Taksa është mesatarisht 2,7 euro për KW deri në 100kw dhe bëhet 4.5 euro për çdo kw mbi 100 kw. Pra një automjet i vogël qyteti që mesatarisht ka 45kw paguan rreth 121 euro në vit ndërsa një veturë luksoze apo sportive që ka mesatarisht rreth 250kw paguan 945 euro në vit.
Mbetet shumë e dyshimtë pse ligjvënësi shqiptar përjashton nga detyrimet atë shtresë të shoqërisë që falë mundësisë ekonomike mundet të ndërrojë çdo 3 vjet automjetin e tij duke mos paguar kurrë taksë. Kjo skemë e dështuar duket se është një shpikje e dobet e departamentit të makros ne Ministrine e Financave pasi nuk përmbush asnjë standard në përputhje me kapacitetin kontributiv të qytetarëve.
Kontradikta më e madhe është se Ministria e Financave ka kërkuar fort tatimin fiks mbi të ardhurat, duke kundërshtuar tatimin progresiv për shtresat më të pasura dhe tani paraqet për automjetet një skemë me taksë progresive por në sensin e kundërt, ku rritja shkon proporcionalisht tek më të varfërit dhe nga ana tjetër duke arritur kulmin me taksë baraz me zero për më të pasurit.
Kesaj i thone te kesh edhe gurin edhe arren ne dore.
hamduru-lum,Albani-sum,”per-para”
Tek makinat e reja futen dhe Makinat e luksit. Keto ne cdo vend normal (dmth jo ketu) do pagonin taksat me te larta te mundshme.
Por plehrat ne qeveri dhe me gjere nuk kane thjesht makina te reja qe mund te bejne 10.000-15.000 euro, por makina super luksoze. Ndaj thjesht perjashtojne veten nga taksat.
cudi qe si ben pershtypje askujt… por dhe keta qe kane ligjet ne dore kaq te pangopur jane? Si nuk i vret ndergjegja? Po nje pushtetare ose njerez qe lobojne per te, kur blen nje makine 100,000 euro (dhe nuk jan pak keta njerez se shihen nga makinat qe qerkullojne) kaq problem e kane sikur te paguanin dhe taksat vjetore per sa kohe bejne ligjin haptas ne favorin e tyre?
E pa shpjegueshme
Formula 1 ne 2014 me motore 1600 cc Turbo pra jane te rejat qe favorizohen edhe ne Itali
shembulli qe merrni nga italia me kubaturen nuk eshte se perkrah me te varferit pasi ne shqiperi te verferit kane BENZ 2500 pra me kubature te larte pra edhe ne kete rast favorizohen makinat e reja qe prodhohen me kubature me te vogel.
1.
Ne Dogane: Paguhet 20% i vleres se makines. sa me e re te jete ajo aq me shume paguan.
2.
Taksa Vjetore
Arsyeja Kryesore qe makinat e reja paguajne me pak ose aspak (0-3vjet) eshte motivuese per te nderruar makinat e vjetra me me te reja (ndosin me pak me ekonomike dhe me te sigurta) (tjeter gje qe disa politikane jane aksioner te koncesionareve)
Taksa Vjetore e Padrejte
koeficenti i vjetersise nuk tregon drejtperdrejt nivelin ndotes se makines (CO2 ne ambient) mund te kesh makine elektrike te 2002 qe nuk ndot dhe kjo takse nuk e stimulon.
Me e drejte do te ishte nese do te merrej per baze niveli i CO2 i cliruar nga makinat ne llogaritjen e takses vjetore
shembulli qe merret nga italia ne se lexon me kujdes analizen nuk merr per base kubikazhin por potencen te shprehur ne KW(kilovat) pasi kubikazhi nuk konsiderohet me domethenes prej shum vitesh pas progrsesit teknologjik. Nje makine e re pershembull 1.6 cc prodhuesi e hedh ne treg me nivele te ndryshme potence dhe kjo ndodh me te gjitha kubikazhet, dhe eshte normale qe dhe taksa e pronesise varion ne baze te potences se deklaruar nag prodhuesi.
Ne piken1 me larte ben konfuzion kur permend doganen pasi ne import te gjith paguajne tvsh ne baze te vleres se makine por kj nuk do te thote qe me qene se ke paguar shum tvsh te mos paguash taksen e pronesise.
Nje italian kur blen nje mercedes paguan tvsh, por paguan edhe taksen e pronsise vit per vit ashtu sic nje gjerman kur blen ferrari re ne gjermani.
Tvsh dhe taksa e pronsise ja dy gjera qe nuk kane lidhje me njera tjetren
Ne piken 2: Nuk eshte aspak motivuese skema per tax 0 per makine te re pasi blerja e nje makine te re kerkon disa kushte ekonomike-finanziare pervec motivimit personal te konsumatorit. Edhe sikur te ishte keshtu skema le automatikisht jashte taksimi gjithe ate pjese te konsumatoreve qe nuk kane nevoje te stimulohen nga taksa O per te bler makina lluksose por e kane lmundesine madje dhe te argetohen me to sikur te ishin lodra( e drejta e tyre them une por taksat duhet ti pagojne)
Ke te drejte kur thua qe keficenti vjetersise nuk lidhet drejtprdrejte me ndotjen e automjetit. B.E. i ka ven kusht prodhuese prej shum viteve qe ta certifikojne kategorine e ndotjes se automjetit si pershemebull EURO2 EURO3 EURO4 dhe kemi arritur deri ne normen EURO6. Ne shqiperi organet perkatse nuk e njohin kete norme.
mos ma vini re per gabimet ne shkrim por percolla mesazhin nga telefoni
Edhe une jam per takse progresive
Kush Harxhon me shume nje te mire publike (AJRIN) paguan me shume
Ajo qe kundershtoj ne shkrim
merret apriori qe nje i pasur ka vetem makine te re, ke persona qe kane pasion nje makine te 1950 dhe paguajne akoma me shume se te varferit te cilet kane makina 1987-1995
Per ambientin dhe burimet ntyrore sduhet te kete dallim i pasur i varfer
Nese nje i varfer / i pasur me nje Benz 2500 ndot ambientin me shume duhet te paguaje me shume pasi harxhon nje te mire publike me shume (ajrin), Nuk jam dakort qe te paguaje me pak vetem se eshte i varfer, edhe benzi i 1991 eshte luks le te perdori bicikleten apo autobuzin
Si duhet te ishte nje takse vjetore e ndershme per Automjetet
1.
Te gjykoje parametrat ndotes direkt (CO2) kush ka nje makine qe ndot me shume (pavarsisht vitit) paguan me shume, pak rendesi ka nese personi ne fjale eshte i varfer
2.
Te stimulohen makinat e reja duke ulur taksen vjetore ose hequr fare sic eshte tani (0-3vjet) por te limitohet me kriter te fuqise (deri 110 kuaj fuqi ) dhe konsumit te karburanti(deri 6.5l / 100km urban)
3.
Te stimulohen makinat 100% te pastra (bateri etj)
hiq TVSH dhe 10 vjet pa takse per to.
4.:)
Vetem per Shqiperine kush i bie borise me pak i ulet 50% Taksa
Per Sigurine dhe ambientin
Strikt te Kolaudimi, edhe sot pas koncensionit ka korrupsion e kalojne makina pa kriter.
Edukimi me Kulturen rrugore Kur edhe shoferet ta marrin vesh se ne rruge jane te barabarte me kembesorin bicikleten etj.
Ne Shqiperi miratohen ligje qe perfitojne shtresat e larta te shoqeris shqiptare. Keto ligje miratoheshin edhe ne Angli para 350-400 vjetesh. Pra, sistemi juridik ne Shqiperi eshte 4 shekuj mbrapa, ndodhemi ne nje situat te deshperuar dhe per shume kohe do vazhdoj keshtu.