Ligji i ri për energjinë, plan 5-vjeçar për pajisjen me matësa me parapagesë

Dita

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Qeveria së bashku me Kompaninë e Shpërndarjes së Energjisë do të nisin një projekt, i cili parashikon pajisjen me sahat inteligjentë për të gjithë abonentet familjarë apo biznese brenda një periudhe 5-vjeçare.

Ky deklarim i Kryeministrit nuk duket i rastësishëm. Po një ditë më parë, Qeveria e drejtuar prej tij, miratoi ligjin e ri për energjinë.

Në ligj ka një nen të posaçëm, që i hap rrugën zbatimit të projektit. Përkatësisht në të ngarkohet Ministria e Energjisë që brenda një viti të përgatisë vlerësimin ekonomik të gjithë projektit, kostot dhe përfitimet e tij dhe po kështu të hartojë planin pesëvjeçar të zbatimit.

Por si do të jenë këta matësa? Top Channel zbardh detajet e planit të Qeverisë, sipas të cilit sahatët do të kenë opsionin e blerjes së energjisë me parapagesë, njësoj si kartat e celularëve, çka shmang problemin e mospagesës së energjisë. Po kështu këta matësa transmetojnë të dhëna në kohë reale te kompania e shpërndarjes dhe marrin komandë nga qendra. Kjo i krijon mundësinë OSHEE të kryejë stakime individuale të energjisë duke shmangur ndërprerjet kolektive.

Nga ana tjetër, përmes instalimit të këtyre matësave, Qeveria thotë se do të ketë mundësi të zbatojë kartën e OKB-së për të drejtat e njeriut, e cila garanton ndriçim për të gjithë individët. Me instalimin e këtyre matësave të gjithë abonentët debitorë që nuk kanë mundësi ta paguajnë energjinë do të furnizohen me të vetëm sa për ndriçim, por jo për qëllime të tjera.

Top Channel ka mësuar se zbatimi i kësaj teknologjie do të fillojë përmes projekteve pilot, ku të parët që do të pajisen me matësa inteligjentë do të jenë bizneset dhe konsumatorët e mëdhenj të energjisë të lidhur në rrjetin 35 kilovolt. Por ende mbetur për t`u parë se cila do të jetë kostoja totale e projektit.

Në të kaluarën është deklaruar se kostot e një projekti të tillë mund të arrijnë deri në 1 miliardë dollarë, megjithëse një shifër me e saktë do të merret pasi Ministria e Energjisë të përfundojë vlerësimin ekonomik. Gjithsesi, paraprakisht Qeveria thotë se burimet e financimit mund të sigurohen nga kredia e Bankës Botërore; hua nga donatore të tjerë dhe rritja e performancës së kompanisë.

Share This Article
8 Comments
  • Vendosi, vendosi matesat inteligjente. Sa te kem telat e korentit qe kalojne mbi avlline time, te rrojne ganxhat.

  • ore po prape eksperimente do beje me kete popull ky bastardi po pse ore e i kemi matsate dhe pse matsa hajdute po mose e li o gazetare se kjo eshte vjedhje e radhese po luftoni te behene investime dhe ritje rrogashe dhe ketu zhdukete dhe mospagesa mjer kete vende e popule ce gjeti po u be ky prijekte hajdutri me vendosmeri dhe pameshirshmeri te papare erdhi grupi teroriste CEZ vodhi e iku ne emere te invesimite tani na vjene ky investime tjeter po me i pameshirsheme dhe kure dihete qe eshte vjedhje jo nvestime sa nuk investohe ne mirqenie dhe kjo vjene me roga si ne europ me 1000 euro jo me 200 euro qe jetojne skllevrite shqiptare poshte poshtersia e radhes

  • Idiotia nuk ka kufi,po mbasi kjo na shtin edhe nje here ne borxh edhe per 1 milliards,qe do na varet ne qafe per disa gjenerata,rrnofshi!
    Edhe sigurisht se kur telat te kallojne mbi keto sahate’inteligjente’ do na thon se faj nuk ishte te sahati po te teli,edhe prape do na shtini ne borxh per nje milliard tjeter?

  • Po na mbyti budallalleku more politikane! Regulloni njehere linjat e transmisionit te elektrikut. Po kur paguajme dhe nuk kemi energji e dini ju se sa deme na behen ne ne aparatura, ushqime, komoditet etj. Vetem doni me marr, por kur do mbani njehere pergjegjesi per gabimet qe beni o rrufjane…

  • Keta nuk jetojne dot pa kopjuar babain e tyre shpirteror. Me batuta e kemi degjuar shpesh kryeministrin ta kopjoje, me tejkalimet po e bejne, me ecjen nga suksesi ne sukse po ashtu, u kishte mbetur vetem realizimi i pllaneve 5-vjecare dhe tani me siguri do te vazhdojne te punojne per vitin 2100.

  • KUSH E GENJEN KESHTU DHE VAZHDIMISHT EDVIN ARTISTIN?

    Qe te beje deklarata te tilla qesharake si instalimi i matesve te SQUTE apo INTELIGJENTE kur telat e elektrikut i ka si makaronat e palame ne tenxhere? Po sa LEKA do t’i kushtojne popullit mjeran dru me pre keto matesa famoze super INTELIGJENTE dhe super te SQUTE qe do te kapin hajdutet dhe do t’ja cojne Edi Rames automatikisht ne zyren e tij per t’i ndeshkuar? Dhe ku do t’i gjeje LEKAT Edi Rama per te blere keto matesa super INTELIGJENTE dhe te SQUTE si ne asnje vend te Botes, por per here te pare ne Shqypnine Socialiste qe nuk prodhon ASGJE te hajrit per veten dhe Boten? Sepse CEZ-it nga Cekia edhe sikur ta shtrosh me flori nuk kthehet me qe te instaloje me LEKAT e veta matesit e SQUTE dhe INTELIGJENTE te Edvinit tone.

  • ke shume te drejte o biri i enverit,i mashtrove kete popull( po jo qe te deshen ty,po nuk deshten ma salen) dhe i than derrit daj, po ti i pa shpirt i pa turp pse nuk investon per linjat eletrike ,po debiton kete popull me miliarda per sahat intelegjen si ti, ti mendon se populli nuk te kupton se don me u pasurue shpejt e shpejt ne kurriz te tij dhe me ju a lane per jete kete varferi, po ishalla zoti te ndeshkon sa ma pare dhe populli zgjohen sa ma shpeit se ty don me i myt ti don me i kthye ne eresiren e enverit o biri i enverit se baba jot nuk te ka pranue si bire te vetin,shpresoi qe zoti ta zgjoi kete popull dhe te ndeshkoi me voten e tij ( te vetmen gje qe ka ne dore ne se do te dij ta perdor,

  • Ideja e pagabueshmerise se matjes se energjise dhe menjanimi abuzivizmit trembin te gjithe ata qe korrupsioni mekon me sise qe te rrojne me kenaqesine e hajduterise qe vjen prej shtet-rrumpalles se shpellarizmit.Nuk pelqehen matesat inteligjente te energjise me parapagim,siç veprohet me celularet,duhen matesat tradicionale qe na kane lene te paret.”Do te ndertojme centrale berthamore dhe do te jemi fuqia energjitike me e madhe e Ballkanit dhe e Evropes”- thonin salaristet nga maja e kupoles , qe te klithnin nga gezimi turmat shurdh-memece qe i kish hedhur pushteti i shpellareve ne fund te gropes.Shpellaret vodhen korentin me shume matesa duke u fshehur pas fashes, vodhen me nje mije menyra familjaret e ndershem dhe te varfer. Pakenaqesia e hajdute-shpellarakve shprehet ne emer te varfanjakeve per te fshehur vjedhjen e madhe galopante.Hajdute-shpellaraket pellasin si gomari sepse ndjejne qe u jane ngaterruar kembet nga litari,prandaj nuk i ze gjumi keta lugeter me mendjen dhe shpirtin tek Salariu dhembeprishur-gojeqelbur i shpelles se vjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *