Ligji i ri për falimentin e biznesit, parashikohen dy faza

redaktor

Bizneset shqiptare që nuk kanë aftësi paguese, hasin vështirësi për të kaluar në proces falimenti. Ndonëse kreditë e këqija janë rritur, çka tregon se bizneset nuk shlyejnë dot detyrimet, ligji shqiptar i falimentit është zbatuar shumë pak, që nga viti 2002 kur është krijuar. Ministria e Drejtësisë me mbështejtje IFC-së dhe qeverisë zviceriane, po punojnë për ndryshimet në ligjin për falimentin. Risia që sjell ndryshimi është që falimenti do të ketë dy faza, likuidimi i kompanisë dhe shpallja e falimentit dhe së dyti riorganizimi i shoqërisë. Deri tani nuk ka asnjë rast të falimentit zyrtar të një biznesi në Shqipëri. “Qëllimi kryesor i zbatimit të ligjit për procedurat e falimentit në shlyerjen në mënyrë kolektive të detyrimeve të debitorit nëpërmjet likujdimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave. Ose në rastin e një plani riorganizimi nëpërmjet arritjes së një marrëveshje tjetër me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë ekzistuese. Pozitat e debitorit në gjendje falimenti ndodhen në pozitë diskriminuese. Ligji aktual nuk parashikon asgjë në lidhje me mashtrimet në rastin e procesit të falimentit, ndërkohë që legjislacionet e vendeve të zhvilluara kanë përcaktuar qartë llojet e mashtrimeve në faliment”, tha Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *