Ligji i ri për pastrimin e parave përfshin gurët e çmuar dhe veprat e artit

Ori
ID:193694590

Jahtet, gurët e çmuar, udhëtimet e shtrenjta, veprat e kushtueshme të artit, deri te administrimi i titujve apo bonove të konvertueshme nga të tretë.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka zgjeruar gamën e subjekteve që do të kalojnë në sitën e saj.

Në ndryshimet që i janë bërë Ligjit për pastrimin e parave, të sapopublikuara në Fletoren zyrtare, në listën e subjekteve me risk të lartë janë përfshirë të gjitha ata subjekte që sigurojnë shërbime në administrimin e aseteve  të të tretëve dhe/ose drejtimin e veprimtarive të lidhura me to; ndërtimet; deri edhe në biznesin e metaleve e të gurëve të çmuar; si dhe marrëveshjet e garancitë financiare.

Në listën gjenden edhe subjekte të përfshira në operacione për shitblerjen  e  veprave  të  artit  apo  shitblerjen me  ankand  të  sendeve  me  vlerë    1  000  000  (një milion) lekë ose më shumë – raporton portali ekonomik Scan.

Por nuk mungojnë as subjektet që ofrojnë shërbime financiare në sigurimin  dhe  administrimin  e  parasë  fizike ose titujve lehtësisht të konvertueshëm, në emër të personave të tretë.

Për herë të parë në listë përfshihen edhe  veprimtaritë  e transportit; ato të përfshira në  tregtimin   e   mjeteve   motorike   tokësore, lundruese dhe ajrore; si dhe agjencitë e udhëtimit.

o.p. / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *