Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ligji për SHISH-in, Balla: Opozita dhe ambasadat përgjohen ende
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Ligji për SHISH-in, Balla: Opozita dhe ambasadat përgjohen ende
AktualitetLajmi i fundit

Ligji për SHISH-in, Balla: Opozita dhe ambasadat përgjohen ende

anazapta
Published December 13, 2012
Share
SHARE

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e sotme shqyrton projektligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes” dhe disa ndryshime në ligjin “Për përgjimin e komunikimeve”. Dy draftet e mësipërme, të propozuara nga maxhoranca, janë kundërshtuar nga opozita, e cila nuk i ka votuar as në komisionet parlamentare.

Gjatë fjalës së tij, deputeti socialist, Taulant Balla, u shpreh me një ligj të tillë, Shqipëria bëhet pjesë e skenarit të keqpërdorimit të institucioneve të inteligjencës. Ai theksoi se opozita do të votojë kundër, pasi ligji për Shërbimin Informativ Ushtarak nuk mund të ndryshojë pa u hetuar fillimisht ky institucion.

“Nuk mund të mohohet me ligj kontrolli mbi SHISH-in. Ky institucion më 19 janar 2011, me urdhër të Arben Imamit është armatosur. Ky institucion me urdhër të Sali Berishës është keqpërdoruar duke përgjuar opozitën. Janë blerë aparatura përgjimi, të cilat edhe sot përgjojnë opozitën dhe ambasadorët e huaj. Si mund të tentoni që me një ligj të tillë, me një përpjekje të Arben Imamit të bëhemi pjesë e një skenari të rrezikshëm të keqpërdorimit të institucioneve të inteligjencës. SHISH-i duhet hetuar para se të ndryshojë ligji. Ne kemi kërkuar prej muajsh dhe Komisioni i Sigurisë ka dhënë pëlqimin për një komision hetimor, por maxhoranca e ka refuzuar”, tha Balla.

anazapta December 13, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?