Taksat e makinave, ligji i ri hyn në fuqi më 22 maj

anazapta

Qeveria ka publikuar dje në Fletoren Zyrtare ligjin e ri që përgjysmon taksat e makinave, i cili hyn në fuqi më 22 maj. Sipas ligjit të ri, taksa vjetore e mjeteve të përdorura është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit.

Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit.

E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Koeficienti fiks për vitet e prodhimit është 0 për makinat deri në tre vjet dhe fillon me 0.18 për vitin e katërt. Koeficienti shtohet me 0.01 për çdo vit deri në vitin e dhjetë të vjetërsisë së makinës. Pas vitit të dhjetë, koeficienti 0.24 shtohet me 0.04 për çdo vit tjetër të vjetërsisë.

Share This Article
1 Comment
  • Te gjitha qeverite i varin shpresat te taksat e makinave. Po kur shqiptaret ti lene makinat, atehere cfare muti do te hane???/!!!!!!
    Po ata qe kane hotele 10 kateshe apo lokale luksoze, sa para paguajne per buxhetin e shtetit?
    Paguajne lesht e currit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *