Ligji i ri (s’)përjashton emigrantët nga vota!

Saimir Lleshi
Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te Posacem Parlamentar per Reformen ne Sistemin e Drejtesise./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Parliamentary Special Committee on Reform of the Justice System.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot nismën ligjore të Ministrisë së Brendshme për regjistrimin e shtetasve shqiptarë jashtë vendit. Deputetët e opozitës votuan kundër, duke dhënë edhe pretendimet e tyre.

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri sqaroi se ky ligj është hapi i parë që sjell edhe votën e emigrantëve.

“Pra, në qoftë se deri më sot, për votën e emigrantëve janë bërë fushata, deklarata politike konstante, janë angazhuar energji pafund nga shoqëria civile, partitë politike, e thuajse çdo mazhorancë, ky është projektligji i parë që shtron gurin e themelit për të shkuar deri atje. Që do të thotë: për të shkuar tek vota e emigrantëve, fillimisht duhet të dimë kush, sa dhe ku banojnë emigrantët tanë. Kështu e ka bërë gjithë bota, nuk është se po e shpikim ne. Por nëse kjo ndodh apo jo, varet nga sistemi i reformës në sistemin zgjedhor”, tha Tahiri.

Deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se projektligji është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. “Nuk mund të votojmë një ligj, që i përjashton emigrantët nga vota. Këtë e them se, në Kodin Zgjedhor thuhet, që lista e zgjedhësve përcaktohet në bazë të vendbanimit brenda territorit Shqiptarë dhe në përkatësi me zonën zgjedhore.”, tha Bylykbashi.

Realtori i projektligjit z. Bashkim Fino theksoi se, ky projektligj nuk pengon votën e emigrantëve dhe se kjo gjë është pjesë e diskutimeve që do të zhvillohen në Komisionet Zgjedhore.

Ky është një ligj që sjell regjistrimin e emigrantëve ku jetojnë. Regjistrimit të adresës së emigrantëve ku ekzistojnë. Që do të thotë se sot në Shqipëri ne kemi sipas listës së Gjendjes Civile 4.4 milion shqiptar. Po ai i kemi 4.4 milion shqiptar në Shqipëri?! Absolutisht që nuk i kemi”, tha Fino.

Në fund komisioni vijoi diskutimin e nen për nen, duke e miratuar projektligjin dhe duke ia përcjell komisionit përgjegjës.

Duke folur para deputetëve ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se ky është një detyrim për çdo shqiptar jashtë vendit, në mënyrë që shteti t’i shërbejë.

Ministri tha se shteti duhet ta dijë ku janë qytetarët e vet dhe të gjithë ata që do të jetojnë më shumë se një muaj jashtë vendit duhet të shkojnë në ambasadë për të deklaruar qëndrimin.

Cilido shtetas shqiptar që del jashtë Shqipëri për më shumë se sa një muaj duhet të shkojë në ambasadë në shtetin ku do jetojë një muaj, dhe të thotë: “Unë jam Saimir Tahiri, do vij të jetojë këtu për një muaj, dhe kjo është adresa ime për shtetin tim në rast se duhet të më gjejë”, u shpreh ai. /Dita/

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Tani te shohim si do te reagoje Lora, Nora, Neti Vjosa dhe ca relike te kalcifikuara te PS-se se Rames.
    Edhe adresat i duan edhe per votime nuk lejohen!!!

    Ju a kisha thene me pare ketyre brokullave te vjeteruara qe emigrantet i duan per tu vjelur taksa dhe para, se shqiptareve brenda vendit ju a ka leruar xhepat dhe tani jane hedhur tek emigrantet jashte.

    Po keshtu eshte kur ke te besh me elife matraker qe edhe nese buken ja u merr Rama perseri do te ndihen te privilegjuar dhe te gezuar se jane bere kurban per Ramen dhe Rilindjen!!!
    Ore po ai Bedri Islami a do ta jape adresen, apo eshte bere gjerman apo zviceran dhe nuk e kap ligji?

  • Ore, prisni ore si me quani emigrantmua? Une emigrant jam per shtetin ku jetoj (qe nuk eshte Shqiperia), per ju une jam qytetar shqiptar me rezidence jashte Shqiperise.

    Si ore nje person qe do te qendroje me teper se nje muaj jashte shqiperise duhet te iki ne ambasade dhe te deklaroje se ku do qendroje? PO ne rast se ambasada me e afert eshte 500 apo 1000 km duhet te iki e te harxhoj kohen time e leket e mia qe te prezantohem ne ambasade per kapricot e juaja? Ku e ke dixhitalizimin e administrats publike? Po kete censiment pse nuk e beni ne dalje nga shqipria ? Apo policet kufitare jane te zene me kapjen e vraseve, hajduteve, trafikenteve te droges, skanerizimit te mallvre qe hyje dhe dalin nga memedheu?

    Turp, turp, turp. Nese doni adresen time ejani dhe kontrolloni gjendjen civile te shtetit ku jetoj dhe kerkojani ketij shteti informacionet per qytetaret shqiptare qe jetojne jashte shqiperise.

    Boll abuzuat me “EMIGRANTET”. Ne nuk jemi emigrante por qytetare Shqiptare dhe asgje me teper.

  • do na sherbeje shteti i Sajmiut neve jashte ???
    ahhahahhahahaahhahahahahahahahahaahahahhahaah
    Sajme bej gati valixhen per vete dhe gjej ndonje alternative te re , se do kerkosh azil me Zaganin me duket ….do vemi ne amabasade dhe do deklarojme …”jemi ketu aman lajmeroni Tahirin ….ahhahhahahahahahhahahhahahhah……

    Fino ,ti si sigurims i vjeter ,na hengsh ….voten !

  • tani jemi shtetas te huaj.Rregulloni vendin,behuni me pak hajdut e me te sjellshem te vijme si turiste.Mos jepni dhe balten me koncension se kemi qejf te blejme ne pak qe tu themi niperve se keni pase memedhe.

  • mos doni te na konfiskoni dhe banesat qe kemi ndertuar ne Shqiperi me gjakun e djersen e derdhur ne emigracion ore te pa kuptueshem ?! Qe ta dini , ne shtetin fqi ku jetojne e punojne rreth nje miljon shqiptare emigrante {jo arvanitasit} ka nje ligj per vendasit qe perjashton mundesine e votimit per ata qe ndodhen 200 km larg gjendjes civile ku jane te shkrruar .Llogjika e juaj eshte e pa shpjegueshme . Mjaft me , merni “opingat” dhe largohuni nga politika . Emigrantet nuk kane buke te hane , ju pa pike turpi i detyroni te votojne , ku ne B.E. tani as qe behet fjale ne pergjithesi , nese voton apo jo .Kur nuk jeni ne gjendje te drejtoni , largohuni , te shpetoje populli nga varferia qe ju i shkaktuat .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *