Ligji i spiunimit vihet në funksion?! Vëllai denoncon vëllanë për vjedhje të energjisë

Saimir Lleshi

Një ligj që qarkulloi në media se gjithkush që do të spiunonte për mos dhënien e kuponit tatimor apo vjedhjen e energjisë do të merrte shpërblim duket se ka nisur së funksionuari ende pa u miratuar përfundimisht.

Një shtetas në Roskovec të Fierit ka spiunuar vëllain e tij se por vidhte energji elektrike. 47-vjeçari me iniciale A.Sh, i ka telefonuar disa herë policisë se vëllai i tij më i vogël po vidhte energji. Ai banon në shatin Kuman dhe përveç telefonave, ka takuar edhe inspektorin e zonës, duke i thënë se vëllai i tij me iniciale E. Ç, 43-vjeçar vjedh energji.

Por, e gjithë përpjekja duket se i ka shkuar dëm. Policia dhe specialistë të OSHEE-së kanë kryer verifikime dhe nuk kanë konstatuar vjedhjen e pretenduar.

Policia tha se midis dy vëllezërve kishte konflikte të vazhdueshme për çështje pronësie dhe se e gjithë ngjarja ka ndodhur për çështje inati. A.Sh. po procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Njoftim i rremë në organet e rendit”. Vëllai i denoncuar kishte disa vite që kishte ndërruar mbiemrin për shkak dokumentesh në Greqi.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *