Ligji për Arsimin përplas Ruçin dhe Pollon në Parlament. Futet dhe Paloka

anazapta

Përfshirja e projektligjit të arsimit të lartë në rendin e ditës të seancës plenare të kësaj të enjteje, është bërë “mollë sherri” mes opozitës dhe mazhorancës në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka i kërkoi kryeparlamentarit Meta që të shtyjë miratimin në Kuvend të këtij projektligji të rëndësishëm, me argumentin se deputetët nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për t’u njohur me raportin që opozita ka nxjerrë nga diskutimet në Komisionin e Medias, i cili zhvilloi mbledhje deri në orën 01:30 pas mesnate.

Edhe kryetari i këtij komisionit Genc Pollo, kërkoi që projektligji të hiqet nga rendi i ditës pasi duke cituar rregulloren, duhen 48 orë që kolegët deputetë të njihen me raportin ku opozita ka paraqitur propozimet e saj për ndryshime në projektligjin e shumëdebatuar.

Për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi e gjithë kjo situatë dëshmon se opozita është e interesuar të bllokojë këtë projektligj.

Përballë faktit që komisionet nuk janë mbledhur, Ruçi, deputetët kanë pasur të gjithë kohën e mjaftueshme në 4 muajt kur drafti i arsimit të lartë ka kaluar në komisione, për të bërë diskutime në seanca të rregullta dhe jo në një seancë maratonë që u mbyll në orët e para të këtij mëngjesi.

Share This Article
3 Comments
  • Ore Ruci, edhe nje here qe foli thuthuqi per KULTUREN ju nuk ja bet qejfin !!!!
    Po te qe ne doren time do tju denoja do tju beja President, se ngelet duke vertetuar injorancen e thuthuqit.

    Me respekt Vasil Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *