Ligji për FA, Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e Nishanit

anazapta

Komisioni i Sigurisë rrëzon dekretin e presidentit Bujar Nishani për kthimin në Kuvend të ligjit  “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Maxhoranca i ka cilësuar të pabazuara në ligj argumentet që shoqërojnë dekretin e kreut të shtetit.

Pesë ditë më parë, presidenti Nishani riktheu në Parlament ligjin për Forcat e Armatosura, me argumentimin se ndryshimet e bëra nuk kanë të bëjnë me   domosdoshmëri reale për çështjet që prekin Forcat e Armatosura dhe cenojnë kompetencat e kreut të shtetit.

Sipas kreut të shtetit, ligji parashikon kalimin e kompetencave për miratimin e strukturës organizative dhe planit të përhapjes dhe vendosjes të Forcave të Armatosura nga Presidenti tek Kryeministri.

 

Share This Article
1 Comment
  • ne nje vend normal pas kaq shume dekretesh te rrezuara presidenti do te kishte dhene doreheqjen, por ky nuk eshte president normal qofte edhe fizikisht dhe do te mbahet mend si presidenti me ordiner dhe me i paafte qysh nga koha kur nga presidenca u largua permes kallashit krimineli dhe serbi SRB

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *