Ligji për kamerat e sigurisë, takim PS-LSI

Elton Tafaruci

Dy partitë e mëdha të koalicionit qeverisës po zhvillojnë takime midis tyre në lidhje me ligjin për sigurinë publike.

Kështu, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili dhe kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho po zhvillojnë një takim me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ligji për kamerat publike, mjaft i kundërshtuar, do të diskutohet gjatë seancës së të enjtes në Parlament. Takimi bëhet me synim për të sqaruar shqetësimet e ngritura rreth projektligjit.

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim e kanë kundërshtuar ligjin në fjalë për shkak të kostove të mëdha, ndërsa nisma ligjore është kthyer për rishqyrtim nga Presidenti Bujar Nishani.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *