Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim më 4 dhjetor ankimimin e fundit drejtuar asaj për shfuqizimin e ligjit mbi organizimin dhe funksionimin e KLD-së, ndërsa pala paditëse është vetë ky Këshill.
Pas rrëzimit të ankimimeve të depozituara në Kushtetuese nga Presidenti dhe Partia Demokratike, të cilët kërkonin shfuqizimin e ligjit për shkak se cenonte pavarësinë e Këshillit dhe binte ndesh me Kushtetutën, me shumë gjasa Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë edhe kërkesën e depozituar po nga KLD.
Me dhënien e vendimit të 3 mbi ligjin e KLD-së, pritet të hapet edhe rruga për kryerjen e ndryshimeve
në këtë Këshill, ku Albana Shtylla dhe Vangjel Kosta do të zënë zyrtarisht vendet e anëtarëve Elvis Cefa dhe Lulzim Lelçaj.
