Me 75 vota pro, asnjë kundër e abstenim, Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot projektligjin për menaxhimin e integruar te mbetjeve, që i pret rrugën importit të mbetjeve.
Kryeministri i vendit Edi Rama , këtë vendimi të Parlamentit e ka përshëndetur në “Facebook” ku shkruan se: “Mbaroi epoka e importit të plehrave dhe se u vu në vend drejtësia e munguar vite me radhë në marrëdhënie me natyrën, shëndetin, interesin tonë kombëtar”.
Vendim i drejte.
Ky vendim i Parlamentit duhet pershendetur. Ne nuk kemi nevoj per plehrat e botes. Ato te atyre shpesh jane te rrezikshme.
Edhe fale ketyre tek ne eshte bere e padurueshme jetesa, veçanerisht Kryeqyteti. Ketu nuk pime dot ujin e nuk thithim dot ajrin e natyres.
Mjaftuan disa kronika televizive, per Bovillen, ne kohen e pijanecit Nano, se derdhen ujrat e zeza te disa shtepive dhe se kishin hedhur nje kal te ngordhur dhe populli qibar u distancua menjehere dhe tani e 10 vjet vetem e blejme. Edhe ujet qe blejme nuk e dime i takon vendit sipas etiketes apo i mbushin kanaleve siç kemi pare ne kronika te tjera. Pra roli i shtetit per te kontrolluar eshte zero.
Po keshtu per ajrin e ndotur. Mafja nuk u ngop e vazhdon me tere menyrat duke e demtuar dhe kete element kaq jetesor. Ndaj çdo vit vdesin nga kanceri i cili eshte bere si te ishte grip i zakonshem.
Ky eshte nje lajm i hidhur per te gjithe militantet e PD.
Jo vetem ju tregua vendi atyreve forcave te huaja dhe te brendeshme,te cilat duan ta kthejne Shqiperine ne hale te Europes,por u kursyen edhe financat e organizimit te referendumit.Opinioni pret largimin e plehrave me dy kembe nga administrata dhe hedhjen e tyre ne koshat perkates.